Spahiu: Nëse BKS është vërtet një kusht për anëtarësimin në KiE, mund të jetë një pasojë
Analisti politik Nexhmedin Spahiu ka vlerësuar për Kosovo online se është normale që kryeministri i Kosovës Albin Kurti nuk dëshiron kushte kur bëhet fjalë për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe shtoi se ende nuk dihet nëse formimi i BKS-së është vërtet kusht.
Spahiu ka theksuar se është dëshirë e Kurtit që të mos vendosen kushte për anëtarësimin e Kosovës në KiE.
“Mendoj se sigurisht, kur dikush dëshiron të anëtarësohet diku, nuk i do kushtet për atë anëtarësim, kjo është një gjë normale”, tha Spahiu.
Duke folur për faktin se formimi i Bashkësisë së Komunave Serbe është kusht për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, Spahiu thekson se nuk e di nëse dikush e ka vënë vërtet atë kusht.
“Ne e dimë që ka pasur një diskutim mes kryeministrit Kurti, Makronit dhe Sholcit, por nëse i kanë thënë në mënyrë eksplicite apo jo, nuk është e qartë për opinionin. E dimë vetëm se Kurti ka thënë që nuk duhet të jetë kusht”, ka thënë Spahiu.
E nëse vërtet vendoset kushti, Spahiu tregon se mund të ketë pasoja.
"Po, sigurisht, nëse ata vërtet e vendosin kushtin,dhe Kosova nuk pranohet në Këshillin e Evropës këtë muaj, pastaj nuk dihet se çfarë do të ndodhë vitin e ardhshëm. Kështu e humbëm çështjen shtatë apo tetë vjet më parë për anëtarësimin në UNESCO dhe Interpol dhe ai shansi i dytë nuk erdhi kurrë”, tha Spahiu.
komentet