Stajiq: Komuniteti sërb në Kosovë përballet me probleme të sistemit

Vesna Stajić
Burim: Kosovo Online

Kryetarja e Qendrës Gjithëpërfshirëse të Grave Vesna Stajiq ka thënë se në letrën përcjellë komisionerit të të drejtave të njeriut në Këshillin e Europës, organizatat joqeveritare dëshironin që të tërhiqnin vëmendjen institucioneve ndërkombëtare për problemet e sistemit që ka komuniteti sërb në Kosovë.

“Letra të këtij lloji në vetvete nuk e ndryshojnë situatën brenda natës, por janë instrument i rëndësishëm sepse tërheqin vëmendjen e institucioneve ndërkombëtare ndaj problemeve të sistemit. Ato krijojnë presion për të dokumentuar problemet dhe për t'i vendosur në rendin e ditës dhe ky është hapi i parë drejt çdo ndryshimi", tha Stajiq për Kosovo Onlajn.

Ajo bën të ditur se Këshilli i Europës ka mekanizma dhe detyrim që të ndjekë gjendjen e të drejtave të njeriut dhe të pakicave.

"Letra u përcoll në adresën që është e detyruar të reagojë, kështu që është realiste të pritet të paktën ndonjë formë përgjigjeje-qoftë përmes deklaratës publike, apo përmes vizitës. Vetë fakti që disa organizata nënshkruan dokumentin, rrit gjasat e reagimit", tha ajo.

Spegon se vizita e komisionerit për të drejtat e njeriut në KE, do të kishte kuptim vetëm nëse do të ishte gjithëpërfshirëse dhe nëse do të takohej me përfaqësues të institucioneve kosovare, misione ndërkombëtare dhe përfaqësues politikë të komuniteteve minoritare.

"Por edhe me organizatat e shoqërisë civile dhe qytetarët që i ndiejnë direkt pasojat e shkeljeve të të drejtave. Vetëm kështu mund të krijosh pamje reale", preçizoi ajo.

E pyetur sesa do t’a ndryshonte kjo vizitë qasjen e autoriteteve kosovare ndaj respektimit të të drejtave të komuniteteve pakicë, Stajiq thotë se nuk duhet të priten "ndryshime dramatike" pas një vizite.

"Por ardhja e komisionerit përcjell sinjal të fortë se gjendja ndiqet dhe se shkeljet e të drejtave nuk kalojnë pa u vënë re. Kjo mund të inkurajojë institucionet që të jenë të kujdesshme, të korrigjojnë praktikat dhe të çelin hapësirë ​​për presion më të madh ndërkombëtar në favor të respektimit të të drejtave të pakicave. Në planin afatgjatë, vizita të tilla kontribuojnë në forcimin e përgjegjshmërisë së pushtetit".