Stano: Implementimi i marrëveshjes mes Kosovës dhe Sërbisë do zgjidhet në nivelin më të lartë
Zëdhënësi i Bashkimit Europian Peter Stano ka thënë se çështja e implementimit të Marrëveshjes rreth normalizimit, duhet të zgjidhet në takimin e liderëve të Kosovës dhe Sërbisë, transmeton REL.
“Implementimi i Marrëveshjes rreth rrugës drejt normalizimit, si dhe kërkesat për formalizim të mëtejshëm, duhet të zgjidhen nga ana e liderëve në takimin e radhës të nivelit të lartë në kuadër të dialogut”, thekson Peter Stano në deklaratë të shkruar.
Sikurse tha ai, dje përfaqësuesi special Llajçak ka qenë mikpritës i negociatorëve kryesorë nga Kosova dhe Sërbia për të diskutuar rreth progresit në zbatimin e marrëveshjes rreth rrugës drejt normalizimit.
“Ata diskutuan dhe rreth gjetjes së zgjidhjes për personat e prekur nga vendimi i fundit i Bankës Qëndrore Kosovare rreth përdorimit të parave në kesh, ashtu sikurse dhe vazhdim i takimit të mbajtur më 27 shkurt” tha Stano.
Ky i fundit shtoi se takimi i të martës në Bruksel në të cilën morën pjesë negociatorët kryesorë Petar Petkoviq dhe Besnik Bislimi "ishte i rëndësishëm sesi të konfirmohen disa fakte dhe qartësuar disa çështje".
"Palët pohuan njëzëri se bisedimet rreth kësaj çështjeje do të vijojnë të hënën e 25 marsit me qëllim të diskutojnë rreth propozimeve konkrete për gjetjen e zgjidhjes afatshkurtër” ka thënë Stano.
komentet