Staroviq: Kurti përgatit policinë të zhdukë sërbët vendorë, verbëria e Perëndimit është keqardhje më vete
Burim: Prt. Scr.
Ish sekretari i shtetit në Ministrinë e Punëve të jashtme të Sërbisë Nemanja Staroviq, ka bërë thirrje se ndodhemi pranë pikës pa kthim pasi mbrëmjen e sotme siç ai tha, kryeministri i përkohshëm Albin Kurti po përgatit policinë e vet ushtarake të zhdukë sërbët vendorë.
Në llogarinë e tij në Tviter, Staroviq ka shkruar "verbëria e qëllimshme e perëndimit është e barabartë me bashkëfajësinë".
"Ndodhemi pranë pikës pa kthim mbrëmjen e sotme në Kosovë pasi kryeministri i përkohshëm Kurti po përgatit policinë ushtarake të zhdukë veriun dhe sërbët lokalë. I gjithë modeli i veprimeve të tij të njëanshme gjatë 18 muajve të fundit, ka çuar në këtë pikë. Verbëria e vullnetshme e Perëndimit është e barabartë me bashkëfajësinë”, tha Starović.
komentet