Stojanoviq: Dënimi i të pesë vendeve anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit të KB-përmbysje e jashtëzakonshme e ngjarjeve
Burim: Koha ditore
Të pesë vendet anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit të KB-SHBA, Franca, Kina, Britania e Madhe dhe Rusia- kanë shprehur dënimin e tyre pa mëdyshje për veprimet agresive dhe destabilizuese të Prishtinës, çka është përmbysje e jashtëzakonshme e ngjarjeve, vlerëson këshilltari për politikë të jashtme i kryeministres së Sërbisë, Nikolla Stojanoviq
"Ky është konsensus i paprecedentë në pejsazhin aktual politik global" ka nënvizuar ai në Tviter.
Stojanoviq thekson se kjo shërben si treguesi më i pagabueshëm se politika e udhëhequr prej Albin Kurtit dhe administrata e tij, jo vetëm që është dëmtuese për stabilitetin, por dhe në vetvete është e mangët, thellësisht diskriminuese dhe në kundërshtim me çdo ide të bashkëjetesës paqësore mes komunitetit shqiptar e sërb.
0 komentet