Stoshiq: Është e pashmangshme që versioni përfundimtar i statutit të AKS të diskutohet në Bruksel
Burim: Kosovo Online
Slobodan Stoshiq, menaxher i programit të Qendrës për Avokim të Kulturës Demokratike (ACDC), thotë për Kosovo online se është e pashmangshme që statuti i Asociacionit të Komunave Serbe ende të negociohet në Bruksel sepse, siç thekson ai, drafti i ofruar nga Bashkimi Evropian nuk është një dokument përfundimtar dhe në të ka shumë paqartësi të paktën sipas versionit të draftit që ka arritur në media.
“Ka shumë gjëra që nuk janë specifikuar, për shembull për shkollat apo institucionet shëndetësore në disa fshatra që nuk janë pjesë e AKS, kështu që do të ketë hapësirë për harmonizim ndërmjet versionit të ofruar dhe atij përfundimtar. Nuk jam optimist se një gjë e tillë mund të bëhet gjatë mandatit të Miroslav Lajçakut, sepse ende kemi situatën që katër kryetarë komunash në veri të jenë nga radhët e shqiptarëve të Kosovës, prandaj nuk është e mundur formimi i Asociacionit. Tjetër është çështja e dinarit, për të cilën është paralajmëruar mbledhja e tetë, pa zgjidhje përfundimtare dhe realisht nuk jam optimist se mandati i Lajçakut mund të kurorëzohet me formimin apo fillimin e formimit të Aks”, thotë Stoshiq.
komentet