Szijarto: Autoritetet serbe parandaluan një sulm terrorist, pjesa hungareze e gazsjellësit është nën mbrojtje ushtarake
Ministri i Punëve të Jashtme i Hungarisë, Peter Szijártó, njoftoi sot se pjesa hungareze e gazsjellësit Turkish Stream, me gjatësi 250 kilometra, është vendosur nën mbrojtje ushtarake, pasi autoritetet në Serbi parandaluan një sulm terrorist në të cilin ishte planifikuar të hidhej në erë pjesa serbe e gazsjellësit.
"Dje, autoritetet serbe parandaluan një sulm terrorist në të cilin ishte planifikuar të hidhej në erë pjesa serbe e gazsjellësit Turkish Stream. Ky gazsjellës është i nevojshëm për furnizimin me gaz natyror Hungarinë, sepse 56 përqind e gazit në sistemin tonë, pra më shumë se gjysma, vjen pikërisht përmes gazsjellësit Turkish Stream", shkroi Szijarto në Facebook.
Ai theksoi se detyra e autoriteteve hungareze është të mbrojnë sovranitetin e Hungarisë, furnizimin e familjeve hungareze dhe aftësinë e vendit për të funksionuar, si dhe të luftojnë për të ulur faturat e shërbimeve.
"Ne thjesht nuk duam që hungarezët të paguajnë të paktën tre herë më shumë për shërbimet komunale sesa paguajnë tani, gjë që do të ishte rezultat i ndërprerjes së furnizimeve ruse me gaz dhe naftë. Kjo është arsyeja pse e vumë pjesën hungareze të Rrjedhës Turke, një tubacion gazi 250 kilometra i gjatë, nën mbrojtje ushtarake", tha Szijártó.
komentet