Tajani: Miratohet Deklarata e Romës, sërish prioritet ngelet unifikimi i familjes europiane me Ballkanin
Ministri i punëve të jashtme të Italisë Antonio Tajani deklaroi se në samitin e grupit “Miqtë e Ballkanit Perëndimor” sot në Romë u miratua dokumenti që nënkupton barazinë e anëtarëve pas pranimit në Unionin Europian, mungesa e kërkesave ose kushteve të reja për anëtarësim dhe definimi i kuadrit të përbashkët të përshtatur për çdo kandidat.
"Sot isha mikpritës i grupit 'Miqtë e Ballkanit Perëndimor' në Romë. Miratuam 'Kartën e Romës', dokument politik i qeverisë italiane që do t’a paraqesim në Bruksel: barazi e shteteve anëtare pas anëtarësimit, mungesa e kërkesave apo kushteve të reja për anëtarësim dhe definim i kuadrit të përbashkët të përshtatur për çdo kandidat", shkroi Tajani në rrjetin social "X".
Ai tha se është e rëndësishme që prioritet të jetë sërish uniteti i familjes europiane me Ballkanin.
"Po punojmë së bashku në forcimin e infrastrukturës së transportit, rrjetet energjitik dhe lidhjet dixhitale, nga IMEC (korridori Indi-Lindja e Mesme-Europë) deri në Korridorin 8, si dhe sigurinë ushqimore. Jemi të bindur për nevojën për t'i dhënë përparësi politike unitetit të familjes europiane me Ballkanin. Italia synon të udhëheqë këtë proces, me vizion strategjik të qartë dhe vendimtar", tha Tajani.
Ministri i punëve të jashtme të Sërbisë, Marko Gjuriq i cili sot asistoi në samitin e Romës, raportoi se në takim u bë fjalë rreth asaj se përse është e rëndësishme në këtë moment që BE të zgjerohet dhe përse vendet e Ballkanit Perëndimor kontribuojnë në rezistencën e Europës.
0 komentet