Ugljanin: Nuk do të pranoj peticion për shkarkimin e kryekomunarit nëse nuk do të jenë në përputhje me Udhëzimin Administrativ

nedzat_ugljanin
Burim: Kosovo Online

Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Komunës së Mitrovicës së Veriut Nexhat Ugljanin ka thënë gjatë seancës së sotme se nuk do të pranojë peticion për shkarkimin e kryekomunarit nëse nuk do të jetë në përputhje me Udhëzimin Administrativ.

Ugljanin ka hedhur një sërë akuzash ndaj personave që paraqitën kërkesën për shkarkimin e kryekomunarit duke thënë se ka pasur shumë lëshime nga grupi nismëtar dhe se nëse vazhdohet kështu, ai nuk do t’a pranojë peticionin që do t'i dorëzohet.

“Atyre afati u skadon me 22 janar, nëse nuk njoftojnë se ku do të mbahet peticioni dhe ky kuvend do të miratojë vendin ku do të mblidhen nënshkrimet, por këto janë disa mosmarrëveshje. Prej fillimit kanë qenë sabotazhe se nuk kam dashur t'i pranoj dhe se nuk bashkëpunoj me ta. Ne jemi të gatshëm t'i dëgjojmë të gjithë qytetarët, por ata mediatikisht tentojnë të imponojnë diçka të tyren. Unë udhëhiqem veçse nga ligji” ka thënë Ugljanin.

Ky i fundit ka thënë se do të informojë Ministrinë e Pushtetit Vendor dhe Vetqeverisjes se nuk do të pranojë peticionin nëse nuk ndiqen hapat sipas Udhëzimit Administrativ.

"Unë fill pas mbledhjes së Kuvendit, do të informoj Ministrinë e Pushtetit Vendor dhe Vetqeverisjes se nëse vihet në lëvizje me çfarëdolloj mbledhje firmash për peticion në mënyrën sesi ata e mendojnë, peticioni në atë mënyrë në adresën time nuk do të vijë dhe prej meje nuk do të pranohet. Unë dëshiroj veçse që me emrin tim të mos abuzohet, unë mbroj Udhëzimin Administrativ të cilën vetë e kam përcjellë në media. Ata nuk dëshirojnë të vendosin për t’iu bashkangjitur kërkesën, ata vetëm kanë vendosur shtojcën dy dhe ky ishte problemi. Kanë pasur adresë tjetër dhe tani kanë adresë tjetër, nëse nuk duan bashkëpunim dhe unë nuk e kam kërkuar atë bashkëpunim, ata e kanë kërkuar. Ne si kuvend jemi të detyruar të kryejmë detyrat që janë në përputhje me Udhëzimin Administrativ dhe ligjin, por nëse ata mendojnë se është e drejtë e tyre të mbledhin nënshkrime në rrugë, në kasolle, banesa apo shtëpi, nuk do të munden për t’i dorrëzuar këtu ato nënshkrime. Le t’i dorrëzojnë aty ku i kanë mbledhur ato nënshkrime” ka thënë Ugljanin.