Universiteti në Prishtinë: Njoftimi për masa të reja kërcënon mbijetesën e studentëve dhe institucioneve arsimore në Kosovë
Me rastin e njoftimit se të gjithë qytetarët që banojnë në Kosovë që nuk kanë dokumente të lëshuara nga institucionet në Prishtinë, do të konsiderohen shtetas të huaj dhe do të jenë të detyruar të paraqiten në stacionet e policisë brenda tre ditëve nga hyrja në Kosovë, Kolegji i Rektoratit të Universitetit të Prishtinës me seli të përkohshme në Mitrovicën e Kosovës në përbërje të zgjeruar, paralajmëroi se masa të tilla kërcënojnë direkt mbijetesën e studentëve dhe institucioneve arsimore në Kosovë.
"Universiteti në Prishtinë me seli të përkohshme në Mitrovicën e Kosovës ku është anëtar i Shoqatës Europiane të Universiteteve, Magna Karta Universitatum, si dhe i Forumit të Rektorëve të Europës Juglindore dhe Ballkanit Perëndimor, e priti me shqetësimin më të madh lajmin për njoftimin e një ndryshimi në politikën e qëndrimit të 'shtetasve të huaj' në Kosovë e Metohi, çka është vetëm një tjetër në vazhdën e aksioneve që vendosin në pikëpyetje jetën dhe mbijetesën e mëtejshme të popullit tonë në Kosovë e Metohi e veçanërisht të nxënësve dhe studentëve të universitetit tonë", bëhet e ditur në njoftim.
Thonë se një numër i madh studentësh nuk kanë dokumente nga institucionet kosovare çka cënon direkt lirinë e tyre të lëvizjes dhe mundësinë e vazhdimit të studimeve.
“Regjistrimi i vendbanimit përmes rrugës administrative, ka për synim mbylljen e institucioneve arsimore e shëndetësore, duke pasur parasysh se ato nuk janë pjesë e sistemit nën menaxhimin e institucioneve të përkohshme në Prishtinë dhe për këtë, nuk mund të lëshojnë çertifikata për regjistrimin e vendbanimit”, paralajmëron Universiteti.
Shqetësim më tej, sikurse thonë, kanë shkaktuar më parë deklaratat e zyrtarëve të caktuar, spekulimet mediatike rreth statusit të Universitetit dhe zhvendosjes eventuale, si dhe sikurse theksojnë, bastisja e fundit e paautorizuar në institucionet shëndetësore, çka është arsye për frikë se presione të ngjashme mund të drejtohen dhe ndaj institucioneve arsimore.
"Jemi të mendimit se lëvizje të tilla dekurajojnë studentët e rinj nga regjistrimi në ndonjë nga 10 fakultetet e Universitetit, si dhe detyrojnë studentët egzistues të regjistrohen, e kështu të largohen nga Kosova e Metohia", thuhet në njoftim.
Administrata e Universitetit njoftoi se do t'i kërkojë KFOR dhe EULEKS të kenë prani të përhershme pranë fakultetit në mënyrë që të mbrohet komuniteti akademik.
"Universiteti me punën dhe angazhimin e vet, jep kontribut të madh në mbijetesën e popullit tonë në K&M ndaj nuk duhet çuditur me aktivitetet që kanë për synim shembjen e tij” bën të ditur Kolegji i Rektoratit.
Kujtohet se marrëveshjet e arritura garantojnë pavarësinë e institucioneve arsimore dhe shëndetësore nga sistemi kosovar nën apelin drejtuar autoriteteve që të reagojnë.
"Po ju drejtohemi me shpresën se do të merrni masa adekuate brenda juridiksionit tuaj për të ndalur çdo aktivitet të mëtejshëm që synon shkatërrimin e autonomisë, integritetit dhe funksionimit të qetë të Universitetit, çka do t'u mundësonte studentëve tanë të jenë pjesë e komunitetit akademik europian e botëror dhe të gëzojnë të njëjtat të drejta si kolegët e tyre në mbarë botën", konkludohet në deklaratën e Kolegjit të Rektoratit të Universitetit të Prishtinës me seli të përkohshme në Mitrovicën e Kosovës.
0 komentet