Volk: Kosovës i duhen 62 vite për anëtarësim në BE, Sërbisë 40, ndërsa më larg është B&H

Evropska unija
Burim: RTV

Bashkëpunëtorja pranë Parlamentit Europian Federika Volk bëri të ditur projeksionin e perspektivës së anëtarësisë së vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian ku bëhet e ditur se Kosovës i duhen 62 vite, Sërbisë 40 për hyrje në BE nën komentin se „Sërbisë i duhet shumë më tepër“.

Volk përmes rrjetit social „X“ ka publikuar tabelën ku bëhej e ditur se Mali i Zi është më afër BE ku i duhen 38 vite ndërsa më larg është Bosnjë-Hercegovina të cilës i duhen 68 vite.

Rezultatet e këtij projeksioni janë bazuar në vlerësimet e Komisionit Europian për gatishmërinë e vendeve për të pranuar detyrimet për anëtarësim në Bashkimin Europian e kështu që Kosovës i duhen 62 vite, Shqipërisë 48 vite, ndërsa Sërbisë dhe Maqedonisë së Veriut i duhen 40 vite.

“Nëse do të isha një nga këto vende, nuk do t‘a besoja se do të ndryshonte ndonjëherë diçka. Dhe Sërbisë i duhen shumë më tepër se 40 vite“ ka thënë Volk.