Vuçiq: Aleanca ushtarake Tiranë, Zagreb e Prishtinë rrezik shumë i madh për Sërbinë nga ajo çfarë duket

Aleksandar Vučić
Burim: Kosovo Online

Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq paralajmëroi sot nga Ankaraja se aleanca ushtarake mes Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës paraqet rrezik shumë më të madh për Sërbinë nga ç’duket sepse nuk është parashikuar për veprime mbrojtëse por për ato sulmuese.

I pyetur për të komentuar deklaratën e ministrit kroat të mbrojtjes se “pakti tresh” nuk kërcënon askënd në rajon, Vuçiq në deklarimin për gazetarët theksoi se nuk bëhet fjalë për bashkëpunim ushtarak sikurse e ka prezantuar këtë ai ministri, por aleancë ushtarake.

Ai vuri në dukje se aleanca ushtarake nuk bëhen që të ndërtohen fabrika municionesh apo pajisjesh të tjera, pasi ky është bashkëpunim ushtarak.

"Ajo çka ne flasim, veçanërisht kur në takim janë shefat e shtabeve të përgjithshëm, ata nuk bisedojnë për blerje, armësh por për strategjinë dhe taktikat e veprimeve ushtarake dhe si të ecet në sulm, si të mbrohen, cilat janë drejtimet e mundshme ofensive e difensive. Ajo çka thonë se nuk është kërcënim, ndërsa bëhet fjalë për aleancë ushtarake dhe çdo aleancë e tillë është kërcënim që drejtohet kundër dikujt", spegoi Vuçiq.

Ky i fundit pyeti se çfarë do t'u bënte aleanca ushtarake Shqipërisë dhe Kroacisë kur janë anëtare të NATO dhe konstatoi se duhej të përfshinin dhe Prishtinën për t'i bërë të ditur të gjithëve se është ndaj Sërbisë.

"Ky është kërcënim i madh për qytetarët e Sërbisë dhe popullin sërb në tërësi. Shumë më i madh nga sa mund t’a shikojnë disa. Kam më shumë të dhëna informative dhe përditë i paralajmëroj haptazi qytetarët tanë. Këtë i kam thënë sot dhe Erdoganit, u’a them dhe të tjerëve. Me ankth të madh shikoj sesi ajo aleancë ushtarake po merr vrull të plotë, se si mbështetet Shota prishtinase si automjet luftarak, se disa do t’a blejnë të tjerët do t’a pajisin, erdhëm deri aty saqë kanë për të pasur stërvitje të përbashkëta ushtarake, analiza të armikut të supozuar", nënvizoi ai.

Vuçiç tha se kjo aleancë ushtarake është rrezik shumë më i madh për Sërbinë nga çka duket, sepse nuk është parashikuar jo për veprime defensive, por ofensive në rastin e operacioneve në lindje të Europës.

Tha se gjeneralët sërbë janë absolutisht të vetëdijshëm për këtë rrezik.

"Ne nuk do të sulmojmë askënd, që të bëjmë aleanca ushtarake jo e jo. Por po i forcojmë potencialet tona me një shpejtësi të frikshme. Në paradë nuk treguam gjithçka dhe ndërkohë kemi blerë akoma më shumë. Do të punojmë shpejt tek kjo që të mund të pengojmë potencialin e agresorit", theksoi ai.

Vuçiq tregoi se nuk mori kurrë përgjigje racionale për pyetjen përse formuan aleancë ushtarake, as për çfarë.

"Politikanët tanë kur i pyet, do të thonë, epo mirë nuk ka lidhje, bota nuk do t’a lejojë. Cila botë? Kjo botë na rrëmbeu 14% të territorit, na bombardoi. A e mendoni se u formula kot kjo aleancë", pyeti ai.

Vuri në dukje se janë lidhur logjistikisht, informativisht, kundër-informativisht dhe ajo çka është më e rëndësishme, është se do të punojnë dhe mes tyre për ndërveprim.

Tha se qytetarët mund të jenë të qetë, jo sepse këto vende nuk kanë qëllime serioze ndaj Sërbisë, por që Sërbia është mjaft serioze dhe e fortë në këtë moment për t'i penguar nga agresioni potencial ndaj Sërbisë.

Sot i kemi kthyer marrëdhëniet mes Sërbisë dhe Turqisë në rrugët që kemi ndërtuar prej vitesh 

Vuçiç theksoi se me takimin e sotëm me presidentin turk, marrëdhëniet mes dy vendeve janë kthyer në rrugën më të mirë që është ndërtuar prej vitesh, duke shprehur bindjen se marrëdhëniet mes Sërbisë dhe Turqisë kanë të ardhme të mirë.

"Njihem prej kohësh me Taip Erdoganin, u bërëm miq të sinqertë. Nuk duhet përherë për gjithçka që të mendojmë njëlloj, por kurrë nuk kemi hyrë në konflikte personale dhe besoj se sot i kemi kthyer marrëdhëniet mes Sërbisë dhe Turqisë në ato rrugët më të mira që kemi ndërtuar vitet e shkuara" u tha Vuçiq gazetarëve duke shumuar vizitën e tij njëditore në Turqi.

Raportoi se biseduan për të gjitha çështjet e hapura politike dhe ekonomike dhe përsëriti se për katër muaj pret që Erdogan të vijë në Sërbi me shpresën që sikurse tha, do të mund të firmosin së bashku shumë gjëra.

"Dhamë deklaratë të përbashkët për paqen, luftën e përbashkët për të ruajtur paqen dhe stabilitetin dhe besoj se Turqia dhe Sërbia në marrëdhëniet dypalëshe kanë perspektivë dhe të ardhme të mirë", tha Vuçiq.

Ky i fundit i përcolli mikpritësve turq mirënjohje për mikpritjen, para së gjithash presidentin e Turqisë, i cili thotë, përherë dëshiron të tregojë respekt për Sërbinë.

Shtoi se duke pranuar ftesën për të vizituar Sërbinë, Erdogan tregoi se i interesojnë raportet e mira me Sërbinë, ashtu sikurse tha dhe atij (Vuçiqit) i interesojnë raporte të mira me Turqinë.

"Biseduam në zyrën e tij për shumë gjëra të rëndësishme, u dakordësuam dhe kjo është një nga gjërat që u dakordësuam. Do të vijë në Sërbi për dy ditë. Besoj se do të ketë më shumë mysafirë nga jashtë, por më shumë për këtë më pas. Besoj se do të jetë vizitë jashtëzakonisht e rëndësishme për Sërbinë", tha Vuçiq.

Në Mynih do të shikohet hendek më i thellë mes Europës dhe SHBA

Nga Ankaraja, Vuçiq do të shkojë në Mynih, ku do të asistojë në Konferencën e Sigurisë së Mynihut, gjatë së cilës sikurse tha, e presin mjaft takime dhe ku do të mund të "shikojë, dëgjojë dhe të nxjerrë konkluzione për të ardhmen".

"Do të mund të dëgjojmë dhe amerikanët dhe kinezët, dhe Mercin dhe Makronin. Do të takoj ministrin kinez të punëve të jashtme Vang Ji, me presidentin e Këshillit Europian Antonio Koshta, me Marta Kos dhe të tjerë", tha Vuçiq.

Ky i fundit vlerësoi se në këtë veprimtari hendeku do të bëhet më i qartë mes Europës dhe SHBA, pavarësisht çka të gjithë do të betohen për marrëdhëniet nostalgjike që janë të nevojshme dhe në të ardhmen.

"Hendeku do të jetë më e thellë, i gjerë dhe më i madh se në Davos. Gjithçka tjetër do të jetë rastësisht. Europa nuk u zgjua për Putinin por për Trampin dhe nëse është vonë-këtë do t’a shikojmë", tha presidenti Vuçiq.