Vuçiq: Kosova është Sërbi, ka qenë dhe do të jetë, as që më shkon në mendje se do pranoj njohjen
Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq u shpreh mbrëmjen e sotme se Kosova ka qenë dhe përherë do të jetë Sërbi dhe se nuk i shkon në mendje që të pranojë çdo lloj njohjeje të saj.
Pyetjes së gazetarëve në Astana në lidhje me thëniet se ministri i punëve të jashtme të Sërbisë Marko Gjuriq ndodhet në Uashington pasi sekretari amerikan i shtetit Marko Rubio e njohu me dokumentet rreth njohjes së Kosovës, Vuçiq u përgjigj se atij as i shkon në mendje që të pranojë çdo lloj njohje pasi Kosova është Sërbi.
“Marko Gjuriq është takuar tërësisht rastësisht me Marko Rubion sepse nuk ishte në plan që të takoheshin. Ndërkohë që pati biseda të shkëlqyera në SHBA. As nuk më shkon në mendje që të pranoj çfarëdolloj njohjeje të Kosovës, nuk jam Nebojsha Vujoviq… As më shkon në mendje as me Rubion, por as dhe me Shënjt Petarin që të bisedoj për Kosovën pasi Kosova është Sërbi, ka qenë dhe do të jetë. Dhe kaq është historia” ka thënë Vuçiq dhe shtoi se Gjuriq ka patur bisedime të mira në Uashington dhe mori pjesë në konferencën e AIPAC, çka është e rëndësishme duke patur parasysh rëndësinë që ka për Sërbinë marrëdhëniet me hebrenjtë dhe Izraelin prej të cilës, mblidhen shumë gjëra të rëndësihme.
Nesër në Kazakistan do të nënshkruajmë marrëveshje me vlerë gjysmë miliardë euro
Vuçiq mbrëmjen e sotme në Astana bisedoi me presidentin e Kazakistanit Kasim Zhormat Tokajev.
“Ishim për darkë, vetëm ishim dhe kjo ishte hera e parë që dikush nga përfaqësuesit e huaj hyn në rezidencën e presidentit Tokajev. Për mua dhe Sërbinë ky është nder i madh ashtu sikurse dhe më priti kryeministri dhe aeroplanët ’Suhoj’ që na shoqëruan gjatë përmes territorit të Kazakistanit. Kjo tregon respekt ndaj Sërbisë“, u tha Vuçiq gazetarëve.
Ky i fundit bëri të ditur se nesër do të nënshkruhen 10 marrëveshje ku sikurse tha, paraqesin vendosjen e themeleve në të cilat do të ndërtohet shtëpia e madhe e miqësisë me interes si për Sërbinë ashtu dhe për Kazakistanin.
“Marrëveshjet janë nga fusha të ndryshme dhe tashmë Jugoimport SDPR dhe disa firma private që merren me prodhimin e armëve dhe municioneve, nisën bashkëpunimin përmes transferimit të teknologjisë dhe për disa gjëra të tjera. Këto janë kontrata shumë të mëdha, vlejnë gjysmë miliardë euro“, preçizoi Vuçiq.
Ky i fundit tha se Sërbia mund të mësojë nga Kazakistani një prej shteteve më të përparuara të Azisë Qëndrore, duke shtuar se Azia Qëndrore sërish do të shndërrohet në qendrën e botës siç ka qenë në të kaluarën pasi këto vende me Kinën dhe Indinë kanë rritje të shpejtë.
Pyetjes sesa të rëndësishme dhe të mira janë raportet e tij personale me presidentin Tokajev, ai tha se ka patur vende me popullsi 10 herë më shumë se ne liderët e të cilëve nuk janë pritur në Astana ashtu sikurse ai u prit sot.
“Kjo do të thotë se vlerëson punën time, kundërshtitë e mia me presionet e huaja. Ata respektojnë njerëzit që ruajnë pavarësinë, mëvetësinë dhe sovranitetin e vendit të tyre, sepse e dinë sesa e vështirë është të jesh i tillë në botën e sotme. Ndaj Sërbia ka respekt në mbarë botën” ka thënë presidenti i Sërbisë.
Veçanërisht theksoi se presidenti Tokajev udhëheq politikë të jashtëzakonshme shumëvektoriale.
“Ka marrëdhënie të jashtëzakonshme me Trampin dhe përherë udhëhiqet që mos cënojë interesat ruse. Ka shkëmbim të madh tregtar me Kinën. Dhe në gjithë këtë, ndërton marrëdhënie me SHBA, ka qenë në Shtëpinë e Bardhë. Dhe gjithçka i’a arriti në mjedis të vështirë që t’a mbajë nën kontroll. Edhe Irani është në vektorin e tij. Por ai do që të ruajë stabilitetin” ka thënë Vuçiq.
Ky i fundit tha se bisedoi për situatën e rëndë gjeopoliitke dhe se pothuajse bashkohen në vlerësimin e gjithçkaje që ndodh.
“Unë pres që së shpejti të nisë një konflikt i madh dhe pres që mos t’i jepet fund tani afër konflikti në Ukrainë. Mendoj që do të zgjasë ende më shumë. Do të doja që të gaboja, por kam frikë se do kem të drejtë. Kjo e komplikon edhe më situatën pasi dalëngadalë të gjithë po hyjnë në qorrsokak. Do të jetë një prej viteve më të rënda në botë. Dhe nuk e përjashtoj që të shkohet deri në përdorimin e armëve jokonvencionale këtë vit” paralajmëroi Vuçiq.
0 komentet