Vuçiq: Di se çfarë kanë shqiptarët në Kosovë
Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq, tha sot se di gjithçka çfarë armatimi kanë shqiptarët në Kosovë, por tha dhe se Sërbia ka mekanizma të mjaftueshëm pengues sa askush tjetër përreth nuk do të sulmojë.
Gjatë vizitës së tij në Lluçani kur u pyet për deklaratat e zyrtarëve kroatë rreth raketave hipersonike që Sërbia ka blerë, Vuçiq tha se ishte i surprizuar që bërën "kaq zhurmë".
"Të gjithë ata që merren me këto punë duhet të dinë gjithçka. Unë di gjithçka çka kanë shqiptarët në Kosovë e Metohi, çdo automjet që kanë di. Nuk egziston asgjë që nuk di. Di dhe ku janë dronët Bajraktarë dhe gjithçka tjetër. Kjo është puna jonë", spegoi Vuçiq.
Ai theksoi se Sërbia nuk do të sulmojë askënd, ashtu sikurse nuk e ka bërë kurrë.
"Shpresoj dhe jam i sigurt se do t’a ruajmë paqen, pasi duke pasur mekanizma të mjaftueshëm pengues askush përreth të mos t’a bëjë këtë", nënvizoi Vuçiq.
Ai theksoi se nuk është e mundur të përsëritet viti 1999, sepse ky do të ishte dallim i madh.
"Sot, është shumë e vështirë të hysh në qiellin e Sërbisë. Kemi mbrojtje shumështresore. Ne tani po mbrojmë zona të mëdha, jo vetëm Beogradin dhe Novi Sadin", tha Vuçiq.
Ai njoftoi se nesër do të ketë takim në lidhje me blerjen e armatimeve të reja dhe shtoi se "atë çka po bën Sërbia nuk është më naive për askënd".
0 komentet