Vuçiq me admiralin Mança: Situata edhe ashtu e vështirë e komunitetit serb në Kosovë është përkeqësuar në mënyrë drastike
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka takuar sot komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta të NATO-s në Napoli, admiralin Stuart Mancha dhe me atë rast ka shprehur shqetësimin për përkeqësimin drastik të situatës edhe ashtu të vështirë të komunitetit serb në Kosovë.
Vuçiq përsëriti se Serbia pret që KFOR-i të mbajë një pozicion neutral ndaj statusit bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe të veprojë në mënyrë proaktive për të parandaluar çdo shkelje të situatës së sigurisë në terren.
Presidenti i Serbisë në profilin e tij në Instagram “buducnostsrbijeav” ka deklaruar se ka pasur një “bisedë të mirë dhe të hapur” me admiralin Mancha, në të cilën kanë shkëmbyer mendime për situatën aktuale të sigurisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe Lindjes së Mesme.
“Shpreha shqetësimin serioz për përkeqësimin drastik të situatës edhe ashtu të vështirë të komunitetit serb në KdheM dhe përsërita se Serbia mbështet angazhimin e KFOR-it në zbatimin e rreptë, të plotë dhe të paanshëm të mandatit të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, si dhe që presim që KFOR-i të mbajë pozicionin neutral ndaj statusit dhe të veprojë në mënyrë proaktive për të parandaluar çdo shkelje të situatës së sigurisë në terren”, tha presidenti.
komentet