Vuçiq: Prishtina është veçanërisht nervoze, të gjithë ngadalë e kuptojnë se kush është fajtor për tensionet

Vučić
Burim: Kosovo Online

Prishtina është veçanërisht nervoze, pasi përfaqësuesve të tyre në Nju Jork asgjë nuk shkoi sikurse donin, konstatoi sot presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq dhe theksoi se ata janë të pakënaqur me atë që ndodhi në godinën e Kombeve të Bashkuara, pasi njerëzit e kuptojnë mirë se çfarë ndodhi me të vërtetë dhe kush është fajtor për gjendjen e tensionit dhe sulmet e vazhdueshme ndaj sërbëve në Kosovë.

"Prishtina është veçanërisht nervoze, për mua arsyet për këtë janë absolutisht të kuptueshme. Asgjë këtu për ta nuk shkoi sikurse donin", tha Vuçiq ndaj pyetjes së gazetarit sesi do t’i komentonte pretendimet nga Prishtina se kohët e fundit ka pasur fluturime të dronëve sërbë mbi veriun e Kosovës.

Sikurse tha, Prishtina shiti hilenë sesi Osmani u takua me Tramp, ndërsa ai jo.

"Këtë histori as Vukani im nuk do t’a besonte", shtoi Vuçiq.

Ky i fundit spegoi se ftesën për pritjen që e organizoi presidenti i SHBA e mori çdo shef delegacioni, por që në atë pritje në të cilën kam marrë pjesë shumë herë gjatë viteve të fundit, nuk shkova sepse njëkohësisht pata shumë takime të rëndësishme.

"Ajo pritje duket sikur vjen, pret tre orë, të sjellin aty të pret Donald Tramp dhe bashkëshortja e tij, kalon me ta 25 deri në 40 sekonda, buzëqesh, të fotografojnë e më pas ikën dhe pret edhe një orë të dalësh jashtë. Pata shumë takime të rëndësishme dypalëshe, si për NIS ashtu edhe për pozitën e Sërbisë në Europë dhe nuk munda të isha i pranishëm", tha Vuçiq dhe shtoi se në pritjen e presidentit amerikan më parë asistonin 150 liderë, ndërsa tani ky numër shumë më pak.

Kjo është gjë rutinore, e cila, thotë, ishte gjëja tjetër për të treguar sikur ata kishin pasur disa bisedime të rëndësishme në të cilat Sërbia nuk asistonte.

"Sa i mjerë duhet të jesh...Shqiptarët e dinë se kjo nuk është e vërtetë", nënvizoi Vuçiq.

Shtoi se në Nju Jork është "zemra" e forcës së shqiptarëve në SHBA, fuqia e tyre politike dhe ata ndaj janë të nervozuar me lidershipin e tyre sepse panë që presidenti i Sërbisë dhe ministri rus Sergej Lavrov ishin të vetmit nga Europa që u takuan me Marko Rubion.

"Ata janë të pakënaqur me gjithçka që po ndodhte në godinën e KB ku mund të ecnin vetëm rreth e rrotull dhe të dilnin jashtë, pa marrë ndonjë pritje serioze. Ndonëse u përpoqën me të gjitha mënyrat, nuk i’u shkoi dorazi. Sepse njerëzit me ngadalë e kuptojnë se çfarë po ndodh dhe kush është fajtor për gjendjen e tensionit dhe sulmet e vazhdueshme ndaj sërbëve në Kosovë e Metohi. Kjo është gjë e vogël pozitive dhe më shumë se kaq duhet të bëjmë që të luftojmë që gjërat të ndryshojnë", tha presidenti Vuçiq.

Bërëm punën tonë suksesshëm për Serbinë gjatë AP të KB

Duke përmbledhur pjesëmarrjen në sesionin e 80 të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ai tha se delegacioni i Sërbisë pati shumë takime me bashkëbisedues të shumtë dhe se puna për vendin u krye me sukses në Nju Jork.

"Patëm takime sot me biznesmenë amerikanë, me përfaqësues të delegacioneve të shumta në pauzat e Asamblesë së Përgjithshme të KB, asistuam në disa fjalime të rëndësishme, sikurse ai i përfaqësuesit kinez... Besoj se në mënyrë të suksesshme bërëm punën gjatë ditëve të kaluara dhe se kjo shkaktoi nervozizëm tek disa. Dhe ata që përherë Sërbisë i duan të keqen dhe që bërën gjithçka që organizuan që Sërbia të ishte keq, bërën edhe disa gabime dhe dhanë deklarata që ishin të këqija për ta. Besoj se me aktivitetin tonë të mirë kontribuuam tek kjo" u tha Vuçiq gazetarëve.

Shtoi se dhe sot pati takime të rëndësishme në lidhje me sanksionet kundër NIS, i’u lut për një shtyrje tjetër, por që nuk beson se do të ndodhë.

Vuçiqit i duket, sikurse thotë, se nuk ka pasur kurrë kaq shumë aktivitete dhe takime të rëndësishme në Nju Jork.

"Kaq të rëndësishme saqë më është dashur të jem në disa vende të tjera, për të mos arritur në pritjen tradicionale të presidentit të SHBA. Kam qenë në pritje të tilla dhe ajo çka tani nuk jam, flet për rëndësinë e aktiviteteve tona dhe atë që kemi bërë", shtoi Vuçiq.

Në konstatimin se në fjalimin e tij para AP të KB foli edhe për vrasjen e Çarli Kirk, tha se të paktën 20 shefa shtetesh ose qeverish, përmendën Kirk dhe ngjarjet në SHBA. Shtoi se vrasja e Kirk për disa republikanë, është ngjarja më e rëndësishme qysh nga 11 shtatori 2001 dhe se e theksojnë këtë.

"Për ta nuk ka temë tjetër më të rëndësishme se kjo dhe në raport ndaj asaj që lëvizjet e tyre politike të ndërtohen tek kjo në të ardhmen", siguron presidenti i Sërbisë.

Vuçiq vuri në dukje se këtë vit kishte atmosferë tjetër në KB, në dallim nga hera e kaluar kur egzistonte njëfarë shprese në pritje të zgjedhjeve amerikane, qeverisë së re dhe fitores së Donald Tramp-se do të kishte paqe.

"Unë sot isha i vetmi president që dëgjoi si Benjamin Netanjahun dhe presidentin e Pakistanit dhe përfaqësiesin e Kinës... Kur dëgjon presidentin e Pakistanit, shikon që ai flet nga këndi i tij rreth marrëdhënieve të tyre me Indinë dhe i njëjti rast me presidenten indiane. Ajo shikon atë intolerancë të madhe dhe mënyrë e ndryshme e vlerësimit për atë që ndodhi para disa muajsh", tha Vuçiq.

Kur e dëgjon këtë, është e qartë se ai konflikt nuk ishte fundi dhe se si njëri dhe tjetri të punojnë për armatimet e tyre dhe se si dhe në çfarë mënyre do t’a ndërtojnë pozitën e tyre në botë.

Shtoi se në botë ka shumë mos-seriozitet dhe papërgjegjësi.

"Kur flet dikush që nuk të pëlqen, ata dalin jashtë dhe kur hyn dikush që e pëlqen dhe ata hyjnë brenda... Të gjitha sëmundjet fëminore që karakterizojnë çdo komunitet lokal, sot karakterizojnë botën. Shumë mos-seriozitet, shumë papërgjegjësi dhe kam frikë se bota nuk po shkon në drejtimin e duhur", tha Vuçiq.

Ky i fundit përmendi dhe fjalimin e përfaqësuesit të një vendi afrikan, i cili foli rreth takimit të  Tramp dhe Putin në Alaska dhe që tha se për të mbarë bota perëndimore i ktheu shpinën në vend që t’a duartrokiste për sjelljen e presidentit të Rusisë në negociata.

"Për këtë të gjithë ishin të interesuar për vazhdimin e luftës dhe humbjen e Rusisë. Ata nuk donin paqe. Ndaj dhe Tramp ktheu pllakën sepse e kuptoi se nuk fitonte popullaritet dhe se ata nga të cilët priste mbështetje u kthyen kundër tij", beson Vuçiq.

Përsëriti se të gjithë sërish kthehen në llogoret e tyre.

"Dhe po i gërmojnë edhe më thellë, kështu që do të ketë më shumë konflikte këtë vit dhe vitin tjetër. Kam frikë se vitin tjetër në AP të KB do presim situatë të rëndë", tha presidenti Vuçiq.

Mekanizmi në Hagë liron para kohe gjeneralin Nebojsha Pavkoviq

Presidenti Vuçiq njoftoi sot se Mekanizmi në Hagë mori vendimin për lirimin para kohe të gjeneralit Nebojsha Pavkoviq.

Vuçiq tha se Qeveria e Sërbisë përcolli lutje për lirim të parakohshëm për shkak të gjendjes së tij të rëndë shëndetësore.

"Kjo lutje u pranua, duket se ai ndodhet në gjendje mjaft të rëndë shëndetësore. Tani po shkon aneksi ynë i Mekanizmit, të cilit duhet t'i vijë përgjigja e tyre dhe pastaj mund të shkojmë për gjeneralin Pavkoviq për të parë diellin e Sërbisë së lirë, për të cilën ai luftoi aq heroikisht në vitin 1999", tha ai.

I uroi Pavkoviqit shëndet të mirë.