Vuçiq: Sërbia është e gatshme të përmbushë detyrimet, por nuk do t’a pranojmë pavarësinë e Kosovës

Aleksandar Vučić
Burim: Print Screen/TV Prva

Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë sot se Sërbia nuk është në pozitë të lehtë kur vjen fjala rreth Kosovës, pas ngjarjeve në Banjskë apo dhe bisedimet e javës që lamë pas në Bruksel, por nuk ka arsye për shqetësim.

Vuçiq i ftuar në TV Prva tha se po e çon vendin përpara.

"Po mbahemi dhe do të mbahemi” ka thënë Vuçiq për TV Prva.

Nuk ka dashur të hyjë në detajet e bisedimeve në Bruksel dhe një nga shembujt që ka dhënë është se kanë thënë se në Banjskë është vrarë një person, për çka ai ka reaguar dhe ka thënë “jo katër”.

“Ata vazhdojnë të thonë një, unë katër, këto janë gjëra për të cilat duhet të reagosh, e gjithçka tjetër pak a shumë jemi mësuar” tha Vuçiq.

Vuçiq thekson se Beogradi ka thënë dhe vazhdon të thotë se është i gatshëm të përmbushë gjëra “që nuk nënkuptojnë njohjen de facto apo de jure të Kosovës dhe anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, siç është KB”.

“Ne jemi gati, por dikush duhet të formojë BKS, ndërsa ata këtë nuk e dëshirojnë, kështu që e gjithë historia është si rreth vicioz. Shqiptarët po shpikin hile të cilat disa në perëndim bëjnë sikur nuk i shikojnë. Problemi është se e gjithë kjo shkon në dëm të popullit tonë në Kosovë dhe Metohi”, tha Vuçiq.

Ky i fundit gjithashtu tha se nuk ka kërkuar asnjë letër motivuese por, ka shkruar frazë që thotë se Beogradi është i gatshëm t'i përmbushë detyrimet e veta në përputhje me marrëveshjen, por kjo do të thotë se Beogradi nuk mund ta pranojë pavarësinë e Kosovës.

“Këtë e kam thënë më 21 janar dhe publikisht në konferencën për gazetarët si në Ohër, si tek Sholci, si tek Makroni në Kishinjev, çdo herë. Që askush të mos e keqpërdor dhe të mos bëjnë sikur nuk e kam thënë. Pasi nuk ka nënshkrim, veçse marrëveshje verbale, që të dihet se jemi të gatshëm të bisedojmë dhe unë përherë them atë që nuk jemi gati” tha Vuçiq.

Sipas fjalëve të tij, Kurti pikërisht dhe po flet rreth nënshkrimeve, pasi nuk dëshiron të formojë Bashkësinë e Komunave Sërbe e cila është e vetmja që lidhet me diçka që është nënshkruar-Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013.

Vuçiq shtoi se egzistojnë politikanë të caktuar nga disa vende, të cilët nuk dëshirojnë të shikojnë BKS, si Alisha Kerns në Britaninë e Madhe apo disa në Gjermani.

Nga ana tjetër, shton ai, autoritetet në Gjermani tani kërkojnë zbatimin e BKS dhe janë "disa qarqe me ndikim".

Vuçiq shtoi se në Këshillin Europian nuk mundi të kalonte në konkluzione dënimi i Sërbisë për shkak të Banjskës.

“Meqenëse nuk kaloi se ky ishte “akt terrorist”, kërkuan që të dënohej sulmi ndaj policisë kosovare prej grupit paramilitar i mbështetur nga autoritetet sërbe. Këtë fqinjët dëshironin t’a fusnin, por nuk kaloi” ka thënë Vuçiq.

Në konstatimin se këtë fillimisht e kërkuan Shqipëria dhe Kroacia, Vuçiq kujton se Shqipëria nuk është anëtare e BE, nuk është e pranishme në Këshillin Europian.

“Nuk më duhët as t’a them, të gjithë e dinë” ka shtuar Vuçiq.

I pyetur se çfarë do të ndodhë më pas kur është fjala për Kosovën-nëse procesi i zgjidhjes është në ngërç dhe nëse shkurti është data për të cilën u tha se pritej marrëveshje-Vuçiq u përgjigj se e gjithë kjo është e pakuptimtë.

“Është hera e 50-ta që e dëgjoj në afatin kohor… Nuk ka asnjë kuptim. Shumë e vështirë për sërbët në K&M. tashmë veçanërisht në veri, sepse kundër tyre kanë jo vetëm regjimin e Albin Kurtit. .. Policia kosovare me këtë përbërje e cila duhet që sipas marrëveshjeve që 98% të ishin sërbë, nuk ka se çfarë kërkon në veri. Për këtë problem është në terren" spegon Vuçiq.

Ky i fundit thotë se fajësohet Sërbia se nuk ka përmbushur marrëveshjen qysh prej vitit 2011.

“Kjo është marrëveshje e para 12 viteve kur në pushtet ishin njerëzit e “listës kundër Sërbisë”, nga vulat doganore e deri tek gjithçka tjetër, ku vulat doganore nuk janë asgjë e tmerrshme. Tani na thonë ata në kohën e të cilëve kemi humbur shtetësinë në Kosovë, neve, në kohën e së cilës Kosovën e njohën 27 shtete. Ata që liruan vëllezërit Mazreku” kujtoi Vuçiq.

Ky i fundit tha se qeveria në Sërbi është mjaft e përgjegjshme për të mbrojtur vendin, pavarësisht përpjekjeve të shumë njerëzve në vend dhe jashtë tij për të vendosur sanksione, që Sërbia të izolohet çka nuk ndodhi.

“Patëm shumë miq, e jo vetëm Hungarinë, Sllovakinë dhe Rumaninë, por këtu kemi përherë Spanjën dhe Francën dhe shumë të tjerë. Gjithmonë do të egzistojnë fqinjët tanë të cilët pa kushte dhe çfarëdolloj që të ndodhë, përherë do të jenë kundër nesh, të cilët dëshirojnë të shikojnë Sërbi të dobët. Dhe këtu flas rreth një fqinji” tha Vuçiq.

Pyetjes për të komentuar deklaratën e Zdravko Ponoshit, i cili tha se “opozita duhet të fajësojë Vuçiqin për rastin Banjska”, ai ka thënë se është pikërisht Ponosh shtetas i vendit që kërkon masa ndaj Sërbisë.

"Ai vend nuk kërkoi dizenjim, por masa më të ashpra. Por të tillë jeniçerë politikë duhet të jenë gjithmonë më të fortë në kërkesat e tyre. Duhej të përdorte shprehjen e Andriqit. Në vend që të mendoni se si të ndihmoni vendin tuaj. ju mendoni të shkatërroni përfaqësuesit e tij politikë. Por njerezit shikojnë kush është përherë me popullin e vet dhe kush i kthen shpinën dhe dëshiron përfitim fiqifrik. Për mua çdo temë është e rëndësishme, për çdo të tillë do të përgjigjem. A kam gabuar, sigurisht që po, por mundohem të punoj me zell, për të ndihmuar vendin dhe popullin tim, jo gjithë të tjerët”, tha Vuçiq.

Ky i fundit tha se në Bruksel ai u ul përballë gjashtë atyre të cilët "i dhanë letra për t’i firmosur".

“Isha ulur përballë të gjithëve, gjashtë prej tyre dhe Makron më tha të firmos tre letra. Unë jam ulur vetëm dhe duhet të përballem me ata që e di se janë më të mëdhenj dhe më të fortë, llogaris sa më të mëdhenj dhe më të fortë janë. por gjithësesi-kam Kushtetutën. Unë nuk dëshiroj të nënshkruaj, por për gjithçka dhe dëshiroj, kam Kushtetutën në të cilën jam betuar të cilën e dua dhe e respektoj” tha Vuçiq.

Siç thotë ai, kjo prej tij pritej dhe kërkohej prej tij dy-tri ditësh.

Pyetjes se si reaguan, Vuçiq thotë se janë njerëz të arsyeshëm, por nuk është i sigurt nëse janë të lumtur.

“Por çfarë duhet të bëjnë, para tyre dikush që është i vendosur dhe që thotë çfarë mundet, çfarë nuk mundet, çfarë do, çfarë nuk do, në të njëjtën kohë nuk i kam gënjyer për asnjë moment, prej fillimit kam folur veçse të vërtetën, gjithçka që kam thënë edhe në parlamentin tonë dhe atë që kam thënë se do t’a bëjmë, patjetër që do t’a bëjmë”, tha Vuçiq.

Është e rëndësishme që kushdo që fiton zgjedhjet të ketë mandat të pastër deri në vitin 2027

I pyetur për zgjedhjet, Vuçiq thotë se ato do të nënshkruhen të mërkurën ose të enjten për 17 dhjetorin.

“Kemi plotësuar të gjitha kërkesat dhe ato të pashkruara dhe ato të shkruara gabimisht”, tha Vuçiq.

Ky i fundit thekson se këto zgjedhje janë të rëndësishme për sigurimin e mandatit të pastër deri në vitin 2027 pasi siç shton, deri atëherë nuk do të ketë zgjedhje të reja.

“Për ne dhe njerëzit është e rëndësishme që kushdo që fiton të ketë mandat të pastër deri në vitin 2027, deri atëherë nuk do të ketë zgjedhje, pastaj do të bëhen të gjitha zgjedhjet dhe krahinore, dhe presidenciale, parlamentare dhe lokale. Thelbi është se egziston mandat i pastër ku ne do të na sjellë në pikën që nuk ka kthim në të kaluarën, që vendi të ecë përpara”, tha Vuçiq.

Në këtë kuptim ai thekson se synimi është që paga mesatare deri në vitin 2027 të jetë 1400 euro, kurse pensioni mesatar të jetë 620 euro.

Ai tha se PPS (SNS) do t'i lusë që të pranojnë se humbën në çfarëdolloj niveli, nëse kjo ndodh.

I pyetur nëse beson se kjo është e mundur, thotë se po.

Po i afrohemi konfliktit madhor në botë, antagonizmat gjithmonë e më të mëdha

I pyetur nëse bota po ecën drejt luftës së tretë botërore, Vuçiq tha se bota është në prag të një konflikti global, se është në prag të konflikteve rajonale për shkak të ndikimit të fuqive të mëdha që janë në kërkim të "prokurave" të tyre në krizat aktuale.

Vuçiq ka thënë se çdo ditë i frikësohet një situate të tillë dhe se Sërbia kurrë nuk është aq e fortë sa do të dëshironte të ishte, as ekonomikisht e as ushtarakisht, por di se sa para është në raport me të tjerët në periudhën e 15 viteve më parë.

Ai tha se Sërbia tani ka rezerva nafte për të mbuluar konsumin aktual për më shumë se 40 ditë dhe se do të ndërtohen depozita të reja.

Sa i përket gazit, Sërbia momentalisht ka 700 milionë metra kub në depozita në vend dhe në Hungari.

“Nëse shpërthen lufta e tretë botërore, do të kemi mjaftueshëm”, nënvizoi ai.

Vuçiq tha se është e vështirë shmangia e konfliktit botëror, pasi nga njëra anë egziston fuqi ekonomike në rritje që nuk vjen vetëm prej Perëndimit, i cili dëshiron të ruajë dominimin e tij, dhe se kjo u pa në shembullin e Izraelit, i cili. ka ushtri të fortë, që disa më të vegjël mund të luftojnë dhe të fitojnë të paktën suksese afatshkurtra.

"Kur dikush ndjen gjak diku dhe mendon se mund të vazhdojë t’a bëjë këtë. Keni situatë mjaft të vështirë në Ukrainë, ku është e qartë se Perëndimi do t’a ketë shumë të vështirë të mundë rusët, ashtu sikurse rusët nuk do t’a kenë të lehtë të fitojnë ndaj ukrainasve. Kur ke situatë të tillë, jashtë konfliktit ngelen Amerika dhe Kina, por Amerika është qartë dhe hapur në anën e Ukrainës dhe në anën e Izraelit. Për fat të keq, ne po i afrohemi kësaj, antagonizmat po shtohen. Dëshira për shpërndarje e të mirave materiale në botë po forcohet edhe më, shumë dëshirojnë rend të ri botëror. Ndaj kemi nevojë për siguri dhe stabilitet" spegoi Vuçiq.