Vujinoviq: Çelja e urës së re pjesë e fushatës politike antisërbe të Kurtit

Vujinović
Burim: Kosovo Online

Studiuesi hulumtues i sigurisë Nikolla Vujinoviq vlerëson për Kosovo onlajn se ndërtimi i urës së re në Mitrovicë është vazhdim i politikës së Albin Kurtit që është e orjentuar kundër komunitetit sërb.

“Ky është veçse vazhdimi i të vetmes politikë të Albin Kurtit ndaj veriut të Kosovës dhe në përgjithësi ndaj komunitetit sërb. Kjo është tentativë që simboli i urës në Mitrovicën e Kosovës të shndërrohet në diçka të zakonshme pasi ura që u mbyll dhe për të cilën Unioni Europian insistoi që të mos hapet një e dytë, është symbol i rezistencës së sërbëve në këtë shtet shqiptar. Ky është vetëm një në serinë e këtyre lëvizjeve, pra patëm murale të lyera, patëm marrje të pronës private, arrestime që nuk kanë bazë. E gjithë kjo është pjesë e fushatës politike që Albin Kurti po ndërmerr ndaj komunitetit sërb", tha Vujinoviq.

Ky i fundit thekson se në të gjithë këtë shikon taktikë para vazhdimit të negociatave.

"Do të shtoja dhe një gjë-unë gjithë këtë e shikoj si përgatitje për negociatat që pasojnë, sepse në këtë mënyrë do t'i japin vetes hapësirë ​​që të mos merren me Bashkësinë e Komunave Sërbe, por të merren me 'do ta mbyllim urën' apo 'do të lejojmë që muralet të ripikturohen'. Në këtë mënyrë, BE do të pretendojë se edhe ajo ka lejuar diçka. Ne ndodhemi në një mjedis armiqësor që ushtron vazhdimisht presion mbi sërbët dhe kjo për Albin Kurtin dhe në përgjithësi për komunitetin shqiptar, është fitore në të gjitha frontet. Nga njëra anë detyrojnë komunitetin sërb të zhvendoset dhe të largohet, eksodi i heshtur ende vazhdon dhe nga ana tjetër, u tregojnë sponsorëve të tyre të supozuar sesi i dëgjojnë ato që u thuhen. Mund të vërrejmë se kjo ishte në kundërshtim me Unionin Europian, në përgjithësi, historisë për urën. Shikojmë sesa rëndësi i jep kësaj Albin Kurti".

Vujinoviq beson se me hapjen e urës së re, rriten sfidat e sigurisë për sërbët në veri.

“E sigurisht që është problem më i madh sigurie sesa ishte para çeljes së urës, sepse tani keni një komunikim më tepër-policia e mekanizuar apo forcat e FSK mund të kalojnë në veri të Mitrovicës. Fakti është se sërbët përherë ishin të gatshëm për këtë urë, e cila është e mbyllur, për t'u mbledhur rreth saj dhe për t’a mbrojtur. Ky tani është realitet i ri dhe do të shikojmë sesi do të reagojë komuniteti sërb. Unë sigurisht që mendoj se nuk ka nevojë të kesh frikë nga diçka ose të shqetësohesh tepër për të. Sikurse jemi përgatitur për gjithçka tjetër, do të përgatitemi edhe për këtë-veçse durim dhe besim sepse në fund do të egzistojë diçka sikurse është marrëveshja” konkludoi Vujinoviq.