Vuletiq: Bisedimet në Bruksel janë si Dita e urithit, Kurti nuk është i interesuar për negociata

Vuletić
Burim: Kosovo Online

Sociologu Vladimir Vuletiq vlerëson se raundi i djeshëm i dialogut në Bruksel për Prishtinën është një përpjekje për të falsifikuar bisedimet, pasi kryeministri i Kosovës Albin Kurti në thelb nuk është i interesuar për asnjë negociatë para se Beogradi ta njohë Kosovën.

Siç shtoi ai, bisedimet në Bruksel janë si Dita e urithit.

"Kur bëhet fjalë për këto bisedime, është si Dita e urithit. E njëjta gjë përsëritet çdo herë, nuk ka përparim, kështu që ju në të vërtetë pyesni nëse kërkohet përparim fare. Është e qartë që Prishtina dhe Beogradi janë në pozicione të ndryshme dhe se interesat përfundimtare të Prishtinës dhe Beogradit janë të kundërta me njëra-tjetrën. Megjithatë, ata që janë duke i moderuar këto bisedime, nëse vërtet duan të bëjnë ndonjë përparim, tani kam përshtypjen se asnjëra palë nuk ka shumë entuziazëm për të hedhur një hap vendimtar drejt asaj që quhet normalizim dhe me të cilin, padyshim, të gjithë nënkuptojnë gjëra të ndryshme”, theksoi Vuletiq.


Ai shtoi se në të gjitha çështjet po bëhet përparim shumë ngadalë dhe për këtë, thekson ai, më së shumti po vuajnë serbët në Kosovë.

“Për ne dhe për jetën e njerëzve në Kosovë më e vështira është se janë prishur lidhjet ekonomike, e kam fjalën për qarkullimin e mallrave dhe parave, ka ende fluks njerëzish, por edhe është ngadalësuar sepse ka shumë kufizime që lidhen me vizitat e zyrtarëve. Njerëzit nuk janë më të sigurt kur kalojnë kufirin, a do t'i shkojë dikujt në mendje se mund të jenë një lloj elementi që duhet arrestuar... E shohim se edhe pse këto bisedime. po zhvillohen, situata sa vjen e vështirësohet”, thekson bashkëbiseduesi ynë.

I pyetur nëse tre kushtet e reja të Albin Kurtit për vazhdimin e dialogut mund të lidhen me raundin e djeshëm, Vuletiq kujton se Kurti ka refuzuar ta takoj Vuçiqin edhe pse ka shkuar në Bruksel.

“Ato takime mes zyrtarëve të lartë kanë kuptim vetëm nëse diçka përgatitet dhe merret vesh paraprakisht, por ne e pamë dhe e dinim që edhe nëse takoheshin do të kishte qenë me qëllim për të pirë kafe, sepse në atë periudhë përgatitore, Kurti shkoj për të parë lojën. Për të ishte më e rëndësishme të shihte Shqipërinë sesa të takohej me Lajçakun dhe të diskutonte për dialogun. Kur është fjala për kushtet, Kurti bën gjithçka për të shmangur çdo gjë që mund të avancojë dialogun. Asnjëra palë nuk ka një dëshirë të brendshme për të bërë asgjë. Kjo është e rrezikshme, sepse ai konflikt gjithashtu e lë atë plagë të hapur dhe krijon një problem sigurie. Duhet të pyesim veten nëse është vërtet në interesin e dikujt që ta bëjë sigurinë një çështje të hapur. Kjo më shqetëson”, thotë Vuletiq.


Sa i përket kushteve, Vuletiq thekson se të gjithë janë duke ndjekur idenë e Kurtit që nga ardhja e tij në pushtet – që të mos ketë negociata apo diskutime.

“Gjithçka është tentativë për të diskualifikuar bisedimet, sepse ai në thelb nuk është i interesuar për asnjë bisedë, para se Beogradi ta njohë Kosovën. Meqenëse i është bërë presion, ai ka pranuar të biseedoj, por në atë mënyrë që biseda të mos çojë askund dhe se është e qartë që në fillim se ai nuk është i interesuar për bisedime. Mund të ketë bisedime pasi Beogradi ta njohë Prishtinën, në mënyrë që si dy vende të njohura reciprokisht të bien dakord për gjëra të ndryshme, por nuk është mnyra për të zgjidh këtë procedurë”, përfundoi Vuletiq.