Zaporozhac: Policia e Kurtit luftoi mbrëmë me muralet, por prej këtu nuk ka kthim prapa

Zaporožac
Burim: Kosovo Online

Nënkryetari i Listës Serbe, Ivan Zaporozhac, ka deklaruar për Kosovo nline se pjesëtarët e Policisë së Kosovës gjatë natës kanë marrë pjesë në heqjen e disa muraleve në Mitrovicën e Veriut dhe në Zveçan, ndër to edhe murali i Patriarkut Pavlle, Mitropolitit Amfillohije, si dhe murali i njohur “Prej këtu nuk ka kthim prapa”.

Zaporozhac vlerësoi se bëhet fjalë për incidente të qëllimshme me synim destabilizimin e situatës në veri të Kosovës.

“Një ditë pas mbajtjes së një tubimi madhështor pikërisht në këtë shesh, policët e Kurtit luftuan mbrëmë me muralet në Mitrovicën e Veriut dhe në Zveçan. Nuk iu pengoi as fakti që rilyen murali i Patriarkut Pavlle dhe i Mitropolitit Amfillohije, si dhe murali i njohur ‘Prej këtu nuk ka kthim prapa’. Nga ky vend dua t’u them të gjithë qytetarëve të Mitrovicës së Veriut që të qëndrojnë të qetë, se këto janë incidente të provokuara qëllimisht, prapa të cilave qëndron policia e Kurtit që dëshiron konflikte në këto hapësira. Nuk do të kalojë shumë kohë, po na vijnë zgjedhjet lokale, do ta kthejmë gjithçka ashtu siç ishte. Në fund, edhe Kurtit dhe të gjithëve që mbrëmë u përballën me muralet dua t’u them se prej këtu nuk ka kthim prapa”, tha Zaporozhac.

Ai theksoi se qytetarët në zgjedhjet e ardhshme do të kenë mundësinë të tregojnë unitetin dhe vendosmërinë për të ruajtur identitetin dhe lirinë në këto hapësira.