Zyra për KdheM: Sulmi ndaj shoqërisë këngëtare dëshmon se detyra e policisë së Kurtit është të shtypë serbët
Zyra për Kosovë dhe Metohi ka theksuar se “keqtrajtimi nga policia e Kurtit” ndaj anëtareve të grupit kulturor-artistik këngëtar “Kosovke” nga Batusha dhe shqyerja e flamurit të tyre është edhe një pamje tjetër në mozaikun e realitetit të ashpër në të cilin ekziston populli serb në Kosovë.
Aty theksohet se, pasi serbëve u janë mohuar një sërë të drejtash themelore të njeriut, tani po sulmohet edhe e drejta bazë për të kultivuar identitetin dhe traditën kulturore.
“Mbetej vetëm e paqartë nëse policët e Kurtit e kanë shqyer me furi flamurin e shoqërisë këngëtare për shkak se mbi të ishte i shkruar ‘Kosovë dhe Metohi’, apo për shkak të figurës së princeshës Milica. Ky është edhe një konfirmim tjetër se policia e Kurtit në veri të Kosovës dhe Metohisë është instrument terrori dhe se puna e saj është të frikësojë dhe të shtypë serbët, e jo të kujdeset për rendin dhe paqen”, thuhet në komunikatë.
Më tej, shtohet se sulmi ndaj kulturës së një populli është kërcënimi më i drejtpërdrejtë ndaj mbijetesës së tij, dhe se akti më i ri i dhunës nga policia në këtë kuptim është pjesë e një fushate të organizuar presioni ndaj serbëve për të lënë Kosovën.
“Bashkësia ndërkombëtare dhe përfaqësuesit e saj në Kosovë dhe Metohi nuk kanë të drejtë të mbyllin sytë para një shkeljeje të tillë të të drejtave dhe dinjitetit të një grupi të rrezikuar, sepse diçka e tillë nuk është e lejueshme askund në Evropë”, theksohet në reagim.
komentet