Andoni: Hapi pozitiv i Sërbisë është kërkesa për të arritur lëvizjen e lirë në rajonin tonë
Analisti politik nga Tirana Ben Andoni e vlerësoi si hap pozitiv të Sërbisë atë çka shefi i diplomacisë sërbe Marko Gjuriq në Bruksel në takimin joformal ministror, paraqiti se Beogradi dëshiron çeljen e hapësirës Shengen për mbarë rajonin këtë verë, pasi me këtë sikurse shtoi bashkëbiseduesi ynë për Kosovo onlajn, kërkon uljen e tensioneve tek marrëdhëniet në Ballkanin Perëndimor.
Andoni për Kosovo onlajn, vlerësoi se tek mesazhet e Gjuriqit mund të shikohet shqetësimi i Sërbisë në lidhje me trajtimin e Shengenit ballkanik.
“Zoti Gjuriq me të drejtë adresoi problemin e Shengenit ballkanik, duke thënë se kemi bllokada në çdo 150 apo 200 kilometra të kufijve tanë. Ai flet për kufijtë nga Bosnjë-Hercegovina e deri në jug. Egzistojnë probleme të mëdha. Në Proçesin e Berlinit u kërkua që vendet tona të heqin sistemin e vizave mes njëri-tjetrit, por sot jemi në situatën ku Bosnjë-Hercegovina ka bllokuar vizat me Kosovën ndonëse kjo e fundit hoqi sistemin e vizave për B&H. Iniciativa që ishte në kuadër të Proçesit të Berlinit, tre vendet tona, pra Ballkani i Hapur mes Sërbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë ngeci, për të mos përmendur që tashmë është joefikas. Zoti Rama këtë e tha pothuajse me fjalë fatalistese Ballkani i Hapur ka vdekur“, tha Andoni.
Ky i fundit kujton se të gjitha proçeset rajonale që kanë ndodhur më herët, nisën nga koha kur Fatos Nano ishte kryeministër i Shqipërisë, patën të njëjtin synim-që në hapësirën ballkanike të zbatoheshin katër parime kryesore të Unionit Europian, mes të cilave lëvizja e lirë e njerëzve dhe kapitalit.
Fatkeqësisht, sikurse shton, kohët e këtyre iniciativave që më vonë u përfshinë në kuadër të Proçesit të Berlinit, ngecën sepse mes vendeve ballkanike vazhdojnë të egzistojë pasiguri të mëdha.
“Ky shqetësim i përsëritur na kujton sesa të paqarta janë politikat apo raportet mes vendeve tona. Përshembull, Sërbia vazhdimisht vë në dukje kërcënimin që mund të ketë nga Kosova, Kroacia dhe Shqipëria për marrëveshjen ushtarake mes tyre. Nga ana tjetër, Kosova vazhdimisht thekson rrezikun që përjeton nga Sërbia, ndërsa Federata e Bosnjë-Hercegovinës, vazhdon me problemet e veta të brendshme. E gjitha kjo të jep përshtrypjen e asaj që zoti Gjuriq kërkon, që të paktën të hiqet sistemi i vizave, pra që të realizohet lëvizja e lirë në hapësirën tonë, e para së gjithash lëvizja e mallrave, çka ende nuk është realizuar as pas kaq kohësh, pas kaq iniciativave. Në këtë kuptim, do t’a vlerësoja këtë si hap pozitiv nga ana e Sërbisë, sepse kërkon uljen e tensioneve në marrëdhëniet mes vendeve në rajonin tonë”, tha Andoni.
Ky i fundit thotë se u ngelet politikanëve që të vendosin nëse do të pasojë kjo rrugë apo do të pasohet rruga e konflikteve.
“Aq sa shikoj unë, si pasojë e axhendës së brendshme, të gjithë liderët e vendeve ballkanike do të shfrytëzojnë problemet me fqinjët e tyre. Kjo është pjesë e traditës sonë komuniste, kjo është pjesë e tranzicionit të gjatë që e patëm pas vitit 1990 dhe flas në emër të të gjitha vendeve tona”, ka thënë bashkëbisesuesi ynë.
0 komentet