Dodik: Pas katërshes ballkano-perëndimore fshihet ideja e “Shqipërisë së Madhe"

Milorad Dodik
Burim: Twitter

Presidenti i Republikës Sërbe të Bosnjës Millorad Dodik, vlerëson sot se katërshja e sapoformuar ballkano-perëndimore në fakt “katërshja shqiptare” pas të cilës fshihet ideja e vjetër e “Shqipërisë së Madhe” dhe thekson se qëllimi kombëtar sërb, është unifikimi i Republikës Sërbe me Sërbinë.

“Ja unë sot po e them se qëllimi ynë është unifikimi e kjo do të thotë se do të shkëputemi nga B&H për t’iu bashkuar Sërbisë. Këtë e mendoj seriozisht dhe do zgjedhim momentin për t’a realizuar. Këtu nuk ka asgjë për t’u kontestuar” u ka thënë Dodik gazetarëve në Foça, transmetuar në faqen e tij të internetit.

Ai tha se gjatë dy ditëve të ardhshme pret komente për këtë deklaratë.

Dodik ka speguar se katërshja ballkano-perëndimore në themel është si katërshe shqiptare sepse ka shqiptar të Maqedonisë së Veriut, shqiptar të Kosovës, shqiptar të Shqipërisë dhe qeverinë e Malit të Zi ashtu siç është.

“Ata mbi të gjitha tentojnë të krijojnë fabula për `Shqipërinë e Madhe` dhe e mbulojnë këtë fabul për Europën” vlerëson Dodik.

Katërshja ballkano-perëndimore u themelua në Shkup ku është Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Mali i Zi e Kosova.

Ministri i punëve të jashtme të Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani nënvizoi se platforma e katërshes ballkano-perëndimore është në “përputhje me politikën e jashtme të përbashkët e të sigurisë së BE, por edhe me principet dhe vlerat demokratike”.

Dodik u shpreh se i vjen mirë që sekretari amerikan i shtetit Entoni Blinken dëgjoi për të dhe kometoi, por theksoi se thelbi qëndron në informacionin e rremë të ambasadorit amerikan në B&H Majkëll Mërfi rreth situatës në këtë shtet dhe çështjen e pronave nga e cila Republika Sërbe e Bosnjës, nuk do të heqë kurrë dorë.

“Më vjen mirë që ky Blinkeni dëgjoi për mua dhe më komentoi. Më vjen mirë që ndodhem në ndonjë rend dite të tijin e sidomos më vjen mirë që mendon se jam kaq i madh sa mund të më krahasojë me Putinin, i cili është padyshim lideri i një prej vendeve më të mëdha në botë” ka thënë Dodik në Foça.

Çfarëdo lloj gjëje të mendojë Blinkeni për Putinin, nënvizoi Dodik, ai është presidenti legjitim i Rusisë, ashtu sikurse Blinken është sekretari legjitim i shtetit çka duhet të pranohet si fakt.

“Ajo çfarë i’a atribuojnë atij (Putinit) dhe u’a atribuojnë amerikanëve lloj-lloj gjërash, po çfarë të bëjmë” ka thënë Dodik.

Ky i fundit thekson informacionet e ambasadorit amerikan në Sarajevo janë tërësisht të gënjeshtërta rreth situatës në B&H.

“Ata kanë nisur një proces për rrëmbimin e pronave në Republikën Sërbe dhe kjo natyrisht nuk do të ndodhë. Nuk mundet as forca e Amerikës të na detyrojë për të hequr dorë nga prona jonë. Ata mund të rrëmbejnë, por nuk munden me vullnetin dhe vetëdijen tone” ka thënë Dodik.

Ky i fundit ka thënë se sërbët vdiqën dhe vuajtën sepse mendonin se duhet të mbronin tokën, pronën dhe lirinë e tyre. Edhe sot, të gjithë njerëzit e lirë që jetojnë në Republikën Sërbe, e kuptojnë se asgjë nuk mund të bësh pa pasur burime.

“Ata me këmbëngulje duan të na marrin burimet dhe t'i transferojnë në Sarajevën e përgjakshme. Ne nuk dëshirojmë që kjo të ndodhë, nuk e duam Sarajevën. Duhet t’a kuptojnë se për ne, ajo është qendër myslimane. Ne shkojmë atje vetëm sepse duhet” thekson Dodik.

Ky i fundit nënvizon se prej Sarajevës largohen edhe ata sërbë dhe kroatë të cilët i mbijetuan luftës, sepse nuk duan më të jetojnë në këto rrethana ndonëse mund t’a kuptojnë se ambasadori amerikan aty është për bukuri sepse kur vijnë në B&H diplomatë të tillë, shndërrohen në të fuqishëm përfitojnë rezidenca dhe jetojnë për bukuri.

“Por për ne nuk është mirë dhe nuk do ta pranojmë. Çështja e pronave është zgjidhur përmes Marrëveshjes së Dejtonit dhe Kushtetutës së B&H. As për ndonjë lloj prone nuk do të diskutojmë. Nëse mendoni se do të na e merrni, hajde provojeni” ka thënë Dodik.

Ky i fundit kujton se fitoi zgjedhjet nën një proces demokratik ndërkohë që zgjedhjet amerikane kanë problemet e veta, kështu që edhe sot gjykohen në gjykata, por askush në Republikën Sërbe.

Sekretari amerikan i shtetit Entoni Blinken nënvizon në “Tviter” se “sulmet e presidentit të Republikës Sërbe në Bosnjë Millorad Dodik mbi të drejtat dhe liritë themelore në Republikën Sërbe, tregojnë se ajo është në rrugën autoritare të presidentit rus Vladimir Putin dhe se "Departamenti i Shtetit, i përfaqësuar nga ambasadori Majkëll Mërfi, vazhdon të mbrojë të ardhmen demokratike dhe të begatë që meritojnë të gjithë qytetarët e B&H”.