Graçanica: Një nga serbët e mbledhur është plagosur në protestën kundër arrestimit të Millenkoviqit
Në Graçanicë, një numër i madh njerëzish janë mbledhur para stacionit policor në shenjë proteste për arrestimin e sotëm të Dragisha Millenkoviqit.
Millenkoviqi është arrestuar sot nga njësitet speciale të Policisë së Kosovës me akuzën për krime lufte.
Siç raporton reporteri i Kosovo online, vendasit kanë arritur të bllokojnë rrugën edhe pse policia i ka penguar ta bëjnë këtë.
Gjatë bllokadës një automjet ka kaluar me forcë nëpër masën e njerëzve dhe me atë rast ka mbetur i lënduar një person. Një ambulancë ndodhet në vendngjarje.
Qytetarët e mbledhur janë dukshëm të shqetësuar nga arrestimi i sotëm. Ata pyesin se kush është i radhës në listën e arrestimeve dhe kërkojnë lirimin e Millenkoviqit, sepse janë të sigurt se ai është i pafajshëm.
Policia nuk lejon që të bëhet mbledhja, sepse nuk ishte paralajmëruar, prandaj qytetarët e mbledhur ecin në rreth në kalim për këmbësorë.
Në tubim merr pjesë kunata e të arrestuarit Millenkoviq, e cila u tha të pranishmëve se ai është diabetik dhe se ka nevojë për medikamentet. Ajo aktualisht ndodhet në Komisariatin e Policisë.

komentet