Kërzhallovski: Rezoluta për Srebrenicën shembi raportet me Sërbinë, por pres qetësimin e tensioneve

Aleksandar Kržalovski
Burim: Kosovo Online

Drejtori i Qendrës maqedonase për marrëdhënie ndërkombëtare Aleksandar Kërzhallovski thotë se bashkësponzorizimi në Rezolutën e Srebrenicës shembi raportet me Sërbinë por prej presidentes dhe qeverisë së re pritet që të punohet në qetësimin e tensioneve.

„Synimi i çdo qeverie është të ketë marrëdhënie të mira me të gjithë fqinjët. Përgjithësisht edhe prej kësaj qeverie të re priten marrëdhënie të mira me shumicën apo me të gjithë fqinjët ndonëse prioritare janë Bullgaria dhe Greqia si pasojë e bllokadës ndaj Bashkimit Europian. Ajo çka ndodhi me rezolutën ndikoi në shembjen e raporteve me Sërbinë, por ky nuk ishte aksion i papritur pasi disa hapa në të cilat ndërmori Maqedonia sikurse njohja e Kosovës, çështja e kufijve etj, ishin në frymën e njehësimit të politikës me Bashkimin Europian. E dyta, qeveria e re e udhëhequr nga VMRO-DPMNE është nga i njëjti bllok politik në Bashkimin Europian me Partitë Popullore Europiane ashtu sikurse dhe me partinë e Vuçiqit dhe mund të pritet bashkëpunim i mirë veçanërisht pas 1 korrikut kur Hungaria të udhëheqë Bashkimin Europian, e pastaj pritet dhe trekëndori-partia e Orbanit, partia e Vuçiqit dhe VMRO-DPMNE-të kenë bashkëpunim të mirë. Këtu është dhe Demokracia e Re bullgare dhe GERB-i bullgar ku pritet të fitojë. Pra, do të ketë hapa drejt çtensionimit që lindën rreth Rezolutës” ka thënë Kërzhallovski.

Ky i fundit shtoi se mesazhi i djeshëm i presidentes së re Davkova se nuk ishte konsultuar në lidhje me votimin në Kombet e Bashkuara, është më shumë mesazh për Sërbinë sesa për politikanët shqiptarë të qeverisë së kaluar.

“Kështu shihet, me shumë mundësi drejtuar Sërbisë, nëse mund të thuhet kështu, ndonëse, sa e ndjej vetëm bashkësponzorizimi ndodhi para se të zgjidhej, kështu që ajo nuk ishte konsultuar. Megjithatë votimi u mbajt pas inagurimit të saj dhe sipas radhës së gjërave duhej të konsultohej dhe të pyetej dhe të kishin një qëndrim të përbashkët. Dhe më herët ka qenë ky problem sepse doli që edhe kryeministri teknik i mëparshëm pra kryetari i LSDM Kovaçevski dhe ish presidenti Pendarovski, deklaruan se kjo nuk është bërë në konsultim të përbashkët, çka është e papranueshme për hapa të atij rangu. Por sërish do të thoja në përgjithësi nuk mund të thuhet se kjo nuk ishte e pritshme për sa i përket politikës aktuale që është në kuadër të politikës së Bashkimit Europian” thotë ai.