Lepavcova: Investimet më të mëdha në Maqedoninë e Veriut vijnë prej Sërbisë, Shqipëria investon tek pronat e paluajtshme
Këshilltarja për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Këshillin e Investitorëve të Huaj në Odën Ekonomike të Maqedonisë së Veriut, Biljana Lepavcova thotë se në vitin 2023 investimet totale të huaja direkte në këtë vend përllogariten në 616,7 milionë euro, ndërsa në tre mujt e parë të vitit 2024, e kaluan shifrën e 800 milionë eurove. Investimet më të shumta vijnë nga Austria, ndërsa nga rajoni investitori më i madh është Sërbia.
Lepavcova bën të ditur se në strukturat e investimeve të huaja direkte mbizotërojnë kapitali aksionar dhe flukset hyrëse në bazë të përfitimeve riinvestuese. Në raport me origjinën e kapitalit, këto janë vendet e Bashkimit Europian
“Në vend të parë është Austria, e më pas Gjermania, Greqia, Turqia dhe Holanda. Këto janë pesë vendet e para prej të cilave rjedh kapitali” bën të ditur bashkëbiseduesja jonë.
Ajo sqaron se në mbarë rajonin gjatë viteve të fundit ka patur “praktika“ kur është fjala për investimet e huaja direkte, çka është pasojë direkte e krizës së Koronës dhe luftës në Ukrainë.
“Vendet europiane kanë kërkuar lokacione të afërta për investimet e tyre dhe ky proces është i njohur si nir shoring (Nearshoring) në atë që prezanton strategji biznesi që do të thotë relokacion të biznesit në vendet që ofrojnë më shumë efikasitet për operacionet e tyre të biznesit, uljen e shpenzimeve të tjera operative dhe të transportit, shmangien e operacioneve logjistike, barrierën gjuhësore dhe zona të ndryshme kohore” thotë këshilltarja për bashkëpunim ndërkombëtar nga Shkupi.
Kështu që, spegon ajo, vendet e Ballkanit Perëndimor prezantuan zgjedhjen e parë për investitorët para gjetjes së destinacioneve të leverdisshme të biznesit, pra lokacione për investimet e tyre të mëtejshme.
“Ky rajon i Ballkanit Perëndimor ofron leverdi për investitorë të huaj për shkak të afërsisë së tregut europian, si pasojë e shpenzimeve relativisht të ulëta operative, kualifikimit të fuqisë punëtore, fuqia e re punëtore e kështu me radhë. Megjithatë, vendosja e kufizimit në raport me emetimin e karbonit, ka mundësi për investime dhe në ripërtëritjen e burimeve të energjisë dhe ndërtimin e fabrikave me emetimin e nivelit të gazrave dhe në këtë mënyrë praktikisht vendet e Ballkanit Perëndimor, mund të kontribuojnë në marrëveshjen e gjelbër me Unionin Europian” bën të ditur ajo.
Si pasojë e krizës në Gjermani, shton ajo, investimet nga ky shtet në rajon janë dukshëm të ulëta apo të riorjentuara drejt destinacioneve të tjera, sikurse është Amerika.
“Megjithatë, ngelen investimet nga Austria që është investitor dhe partner tregtar domethënës në rajon, por në përgjithësi në botë numri i deklaruar i investimeve tek fushat e gjelbërta, po pakësohet” thotë Lepavcova.
Analizuar sipas aktiviteteve, nga investimet direkte në Maqedoninë e Veriut, 33% janë investuar në prodhimtari, ndërsa 22% në aktivitete financiare dhe siguri. Ajo shton se dhe në dy vitet e fundit në këtë vend ka trend të dukshëm të rritjes së investimeve në sektorin energjitik.
Thekson se nga vendet e rajonit në Maqedoninë e Veriut tradicionalisht më shumë ka investuar Sërbia, e më pas Shqipëria dhe Kosova, ndërsa nga B&H dhe Mali i Zi investimet janë dukshëm të ulëta.
“Me këtë të themi se në vitin 2023, investimet nga Shqipëria u rritën në vlerë krahasuar me vitet e mëparshme dhe këto janë investime kryesisht në sektorin e pasurive të paluajtshme”, thotë ajo.
Nga ana tjetër dhe Maqedonia e Veriut po investon në rajon.
“Për shembull, Alkaloid në vitet e fundit, ka investuar 104 milionë euro në rajon dhe kjo në sektorin e industrisë farmaceutike, pastaj IGM Trade ka investimet e veta në rajon, konkretisht në Slloveni, por edhe në vende të tjera të rajonit” spegoi. Lepavcova.
0 komentet