Shqipëri: Përfaqësuesit e minoriteteve kritikojnë censusin pasi shmanget pyetja e përkatësisë etnike

Skadar
Burim: Kosovo Online

Përfaqësues të minoriteteve në Shqipëri, siç bëjnë të ditur për Kosovo onlajn, nuk janë të kënaqur me mënyrën me të cilën zhvillohet censusi i banorëve në këtë vend, pasi nga qytetarët kryesisht nuk kërkohet të deklarohen rreth përkatësisë etnike.

Censusi i popullsisë dhe banesave në Shqipëri nisi më 18 shtator dhe do të zgjasë deri më 30 tetor.

Bashkëbiseduesit e Kosovo onlajn pretendojnë se rregjistruesit nuk janë shumë të mirëtrajnuar për këtë proces dhe gjatë censusit ka pasur një sërë shkeljesh.

Kryetari i Partisë së Aleancës Maqedonase për Integrim Europian Endri Fetahu, thotë se ka pasur probleme para dhe pas censusit ashtu sikurse dhe rregjistruesit nuk kanë bërë pyetjen se cilës përkatësie etnike i përket, pasi nuk kanë qenë të detyruar për t’u përgjigjur.

“Disa nga problemet që kemi ndeshur si komunitet, janë ato që lidhen me ndikimin dhe presionin e individëve, apo edhe institucioneve të huaja, më saktë bullgare, ndaj minoritetit tonë që jeton në Pustec, Goli Bërdo, Gorë. Kanë ndikuar tek njerëzit që të mos japin deklaratë të saktë dhe të lirë se kujt komuniteti i përkasin”, tha Fetahu.


Ai tha se, sipas informacioneve të tij, regjistruesit në mënyrë tendencioze anashkalonin pyetjet që nuk ishin të detyrueshme të përgjigjeshin.

“Vullnetarët që bëjnë regjistrimin në terren në shumicën e rasteve nuk kanë bërë pyetje jo të detyrueshme lidhur me përkatësinë etnike, ose nuk i kanë sqaruar, ose nuk i kanë bërë fare”, thotë Fetahu.

Komiteti për pakicat kombëtare duhet të bëjë më shumë, beson ai, të ketë autonomi më të madhe dhe kompetencë e cila të lidhet direkt nga përfaqësues të minoriteteve dhe jo prej organeve shtetërore.

Mendim të përafërt ka dhe aktivisti për të drejtën e pakicave në Shqipëri avokat Edmond Petraj. Ky i fundit thotë se censusi duhej të ndërmerrej në mënyrë tjetër.  

“Censusi nuk duhej të ishte bërë prej vullnetarëve të Institutit të Statistikave të cilët u trokasin në derë njerëzve, por anketa duhej të ndërmerrej përmes rrugës së sistemit onlajn ashtu sikurse të themi përmes 'e-Albania' e cila u ofron qytetarëve të tjera shërbime. Kështuqë duhej ndërmarrë përmes ndihmës së teknologjisë moderne ku çdokush të çelte llogarinë e vet dhe të plotësonin pyetësorin e detyrueshëm, duke treguar përkatësinë e tyre etnike. Mënyra se si bëhet regjistrimi sot duhet të vazhdojë vetëm për të moshuarit që nuk janë në gjendje të përdorin teknologjinë”, thotë Petraj.


Ky i fundit kujton se në regjistrimin e fundit të popullsisë, që është bërë në Shqipëri në vitin 2011, numri i pjesëtarëve të pakicës kombëtare vllahe nuk përputhej me realitetin.

“Ishte absurde ajo çfarë ndodhi në censusin e fundit ku u deklarua se në Shqipëri jetojnë 8.000 vllehë ndërkohë që dimë që vetëm në Vlorë janë 15 deri në 20 mijë. Vetëm në vendbanimin Topalti në Vlorë jetojnë 8.000 vllehë. Kur ndesh me listën zgjedhore këtu shikohet më mirë, dallojnë njerëzit tanë përmes mbiemrave, dimë fshatrat dhe vendet në të cilat jetojnë. Numrat nuk i përgjigjen realitetit” përmbylli Petraj.

Përfaqësuesit e pakicës kombëtare sërbe nuk dëshiruan të komentonin zhvillimin e censusit në Shqipëri. Në deklarata joformale na thanë se nëse do të shpreheshin publikisht në lidhje me censusin veçse do t’u shkaktonin pakënaqësi.

Përgjigje prej Institutit Kombëtar të Statistikave të Shqipërisë INSTAT nuk mundëm të merrnim rreth vërejtjeve të përfaqësuesve të minoriteteve ndonëse u dërguam shumë kërkesa. Nuk ishin të gatshëm as në Komitetin për Pakicat Kombëtare për të folur rreth kësaj teme.

Siç është thënë më herët, rezultatet e censusit i cili do të japë një pasqyre të qartë të pamjes demografike të Shqipërisë, do të bëhen të ditura deri në qershorin e vitit të ardhshëm.