ANKETA Serbët nga Leposaviqi: Ne duam që forcat speciale të largohen nga këtu, kjo nuk është normale, ne ndihemi të kërcënuar

Potpisivanje peticije u Leposaviću
Burim: Kosovo Online

Qytetarët e Leposaviqit sot sërish në masë të madhe nënshkruan një peticion për tërheqjen e forcave speciale policore nga veriu dhe të gjithë u pajtuan me vlerësimin se po e nënshkruajnë peticionin sepse ndjehen të kërcënuar dhe të frikësuar.

Gazetari i Kosovës online ka folur me disa serbë që kanë nënshkruar peticionin në Leposaviq.

Aleksandar Tanaskoviq tha se ai dhe fqinjët e tij duan një jetë normale, pa forca speciale të armatosura rëndë në rrugë çdo ditë.

"Është një ndjenjë vërtet e pakëndshme të shohësh njerëz me armë tytëgjata që patrullojnë zonat tona. Kjo është arsyeja kryesore për të nënshkruar sot peticionin, si dhe duke kërkuar nga të gjitha institucionet përkatëse që të tërheqin forcat speciale dhe të vazhdojmë të jetojmë një jetë normale", tha Tanaskoviq.

Zorana Vasiq tregon se duan të tregojnë se nuk mund ta durojnë më terrorin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

“Nuk duam të kemi frikë, se do na arrestojnë, se na arrestojnë vëllezërit, motrat, kumbarët, qe femijet kur na ndalojne ne pikën e kontrollit të pyesin - mami pse, cfare po ndodh. Të kemi frikë prej ndalimit kudo që shkojmë. Ne nuk e dimë se çfarë mund të ndodhë me ne, sepse ata arrestojnë si u vijnë në mendje dhe këdo që mund të arrijnë. Ne nuk duam ta durojmë këtë”, tha Vasiq.

Ajo theksoi se po kërkojnë që “armë tytëgjata” të tërhiqen, dhe që ata të vazhdojnë një jetë të qetë sa është e mundur.

Vesellin Radoviq thekson se janë mbledhur për të shprehur protestë ndaj forcave speciale të Policisë së Kosovës, të cilat, siç thotë ai, ndodhen ilegalisht në këto zona.

"Ne kërkojmë të drejtat tona, lëvizje të lirë. Ne nuk duam që të uzurpohen të drejtat tona elementare", tha Radoviq.

Aleksandar Milletiq thotë se qytetarët janë mbledhur me iniciativë dhe kanë filluar ta nënshkruajnë peticionin me kërkesën themelore dhe të vetme, që njësitet speciale të Policisë së Kosovës të tërhiqen nga veriu i Kosovës në mënyrë që serbët të jetojnë të pashqetësuar.

“Nuk është normale, thonë se ky është një vend demokratik, nuk është normale që në kushte demokratike të ketë armë tytëgjata, që njerëzit të mos ndihen të sigurt në këto zona dhe kjo është pikërisht për shkak të pranisë së një numri i njësive speciale policore në zonat tona që sjellin trazira në mesin e vetë qytetarëve”, tha Milletiq.