Behrami: Kalimet nga Islami në Katolicizëm janë sporadike

Sami Behrami
Burim: Kosovo Online

Demografi Sami Behrami thotë se konvertimet nga feja islame në katolicizëm në Kosovë janë raste sporadike dhe individuale që nuk ndikojnë në ndryshimin e strukturës fetare të popullsisë.

"Të dhënat e regjistrimit të këtij viti nuk janë publikuar ende, dhe sipas të dhënave të regjistrimit të vitit 2011, popullsia e Kosovës është 93 për qind myslimane, më shumë se dy për qind katolike, gati tre për qind ortodoksë, ndërsa religjionet tjera janë afër një për qind. Në media ka informacione se ka pasur një ndryshim në këtë strukturë, por mendoj se këto janë raste sporadike që nuk cenojnë strukturën e besimit fetar të popullsisë”, thotë Behrami.

Ai pret që në fund të dhjetorit të publikohen të dhënat nga regjistrimi i fundit i popullsisë në Kosovë, përfshirë të dhënat për përkatësinë fetare të popullsisë dhe është i bindur se të dhënat e vitit 2024 nuk do të ndryshojnë nga ato të vitit 2011.

“Që të ndryshojë përkatësia fetare për një për qind, është e nevojshme që së paku 15 mijë persona ta ndryshojnë atë përkatësi, që aktualisht është e pamundur në Kosovë. Kalimi nga një përkatësi fetare në tjetrën është i lejuar dhe i ligjshëm në Kosovë, njerëzit i shfrytëzojnë të drejtat e tyre të njohur me Kushtetutë dhe ligjet e Kosovës dhe ata që e përdorin e bëjnë për t'u ndjerë më mirë, por është bërë më shumë çështje mediatike. Nuk besoj se ka prapavijë politike, edhe pse, për fat të keq, politikanët mund të përfitojnë nga kjo”, përfundon Behrami.