Beqkoviq: Drama e Kosovës po shpaloset para syve të gjithë botës, nuk bëhet fjalë për 15 për qind të territorit, por për 100 për qind të dinjitetit serb

Matija Bećković
Burim: Ana Tomović, Opština Berane

Akademiku dhe poeti Matija Beqkoviq, në Akademinë e Shën Savës në Berane, theksoi se drama e Kosovës po shpaloset para syve të gjithë botës, duke shtuar se nuk bëhet fjalë për 15 për qind të territorit të shtetit serb, por për 100 për qind e fytyrës, nderit dhe dinjitetit serb, transmeton “Dan” të Podgoricës.

“Në pyetjen se çfarë duhet bërë, përgjigja është dhënë njëherë e përgjithmonë, në Vidovdani të vitit 1389”, tha Beqkoviq.

Siç theksoi ai, Kisha Serbe e Shën Savës është kështjellë e së vërtetës, roje e kujtesës dhe e identitetit.

“Është e vetmja çati që ka populli serb dhe i vetmi institucion ku ka qenë i lirë dhe i bashkuar me shekuj. Prandaj nuk duhet të çuditemi që edhe sot është kryqëzuar, dhe në shekullin e 21 ortodoksia u shpall armiku më i madh”, tha Beqkoviq.

Duke folur për Shën Savën, Beqkoviq theksoi se kryepeshkopi i parë serb la trashëgim tokën serbe ku la gjurmët e tij kudo.

“Aty ku dheu është më i fortë dhe i gurtë, ai ka gërmuar më thellë. Populli serb është vepra më e rëndësishme e Shën Savës, e Shën Sava është vepra më e rëndësishme e popullit serb”, tha poeti.

Beqkoviq shtoi se ajo që është Manastiri i Cetinjes për Malin e Zi të Katunit, Gjurgjevi Stupovi është për Serbinë në Vasojeviqi.

"Gjurgjevi Stupovi janë një strumbullar i pathyeshëm me të cilin është lidhur anija e Serbisë dhe Malit të Zi", tha ai.

Beqkoviq vizitoi dje manastirin e Gjurgjevi Stupovi. Në Akademinë e Shën Savës morën pjesë një numër i madh qytetarësh, personalitete të kishës, funksionarë partiakë dhe zyrtarë.