Deçani i Lartë: Trashëgimia e KOS në Kosovë - një fenerë ndër shekuj, kërkon mbrojtje afatgjatë

Manastir Visoki Dečani
Burim: Kosovo Online

Manastiri i Deçanit të Lartë ka deklaruar në rrjetin social “X” se trashëgimia e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë nuk është vetëm një kapitull i historisë por një kronikë e besimit, e qëndresës dhe e shpirtit të paepur i popullit.

"Për shekuj me radhë, kjo trashëgimi ka dëshmuar përkushtimin e palëkundur të popullit serb, duke e shënuar Kosovën si një vend të shenjtë të identitetit shpirtëror dhe kulturor. Pavarësisht zbaticës së perandorive, luftërave dhe sfidave historike, kjo trashëgimi fetare ka përparuar, ngjashëm me një pemë shekullore që qëndron lart pavarësisht stuhive të motit", thuhet në llogarin e manastirit të Deçanit të Lartë në rrjetin "X".

Siç shtohet, faltoret ortodokse serbe në Kosovë nuk janë vetëm monumente kulturore dhe qytetëruese, por edhe hapësira liturgjike të gjalla ku murgjit, murgeshat, serbët vendas të Kosovës, pelegrinët nga jashtë dhe turistë të shumtë nga e gjithë bota gjejnë ngushëllim për lutje dhe shpirtërore.

"Në mesin e objekteve të shumta fetare në mbarë Kosovën, veçohen katër monumente të KOS, jo vetëm për rëndësinë e tyre fetare për serbët, por edhe si monumente të rëndësishme të rajonit dhe simbole universale të trashëgimisë kulturore. Këto katër objekte, të shënuara në Lista e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, nuk janë vetëm thesare serbe, por i përkasin mbarë njerëzimit, të cilësuar si fenerë ndërkombëtarë të artit, arkitekturës dhe spiritualitetit”, thonë nga Manastiri.

Ata theksojnë se bëhet fjalë për Patriarkanën e Pejës, Deçanin e Lartë, Graçanicën dhe Kishën e Virgjëreshës së Ljevishkës.

Për Patriarkanën e Pejës, ata citojnë informacione nga Wikipedia se është një kompleks me katër kisha të shekujve 13 dhe 14 dhe një kombinim i artit mesjetar bizantin dhe serb.

“Si seli historike e Kishës Ortodokse Serbe që nga shekulli i 13-të, ajo ka qenë një dëshmitar i heshtur i këshillave të rëndësishëm të kishës dhe përmban varret e kryepeshkopëve dhe patriarkëve mesjetarë, të cilët përfaqësojnë momente kyçe në historinë fetare serbe”, shtohet në njoftim.

Për Deçanin e Lartë citojnë edhe Wikipedia, ku thuhet se ky manastir është një mrekulli e shekullit të 14-të që përfaqëson mishërimin e arkitekturës dhe artit mesjetar serb.

"Afresket e tij, përshkrimet e gjalla të tregimeve biblike, janë ndër më të vlefshmet në artin mesjetar evropian", thuhet në një citim nga Wikipedia.

Për Manastirin e Graçanicës thuhet se është xhevahiri në kurorën e traditës së krishterë mesjetare serbe, ndërsa Kisha e Virgjëreshës së Ljeviškës thuhet se është e shekullit të 14-të dhe ishte qendra e lashtë e peshkopëve ortodoksë të Prizrenit.

Nga manastiret thonë se këto lokacione janë më shumë se tulla dhe lloç dhe se janë vetë shpirti i popullit ortodoks serb, një thesar tregimesh, lutjesh dhe traditash shekullore.

“Ato janë gjithashtu një burim krenarie për të gjithë njerëzit në Kosovë që e vlerësojnë artin dhe bukurinë dhe respektojnë traditat e ndryshme. Në një botë që shpesh harron të kaluarën e saj, trashëgimia e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë shërben si një fener që na kujton fuqinë e qëndrueshme të besimit, shenjtërinë e kulturës dhe urat e përjetshme që mund të bashkojnë popuj të ndryshëm. Kjo trashëgimi e paçmuar kërkon mbrojtje afatgjatë, sepse përfaqëson një pjesë jetike në mozaikun e traditave të ndryshme kulturore dhe fetare në Ballkan”, kanë thën nga manastiri.