Jovanoviq: Shqiptarët dëshirojnë të fshijnë karakterin etnik, kulturor e religjioz sërb të liqenit të Ujmanit

Luka Jovanović
Burim: Kosovo Online

Profesori i Fakultetit të Filozofisë në Universitetin e Mitrovicës së Veriut, Lluka Jovanoviq thotë se shqiptarët ribëjnë historinë e liqenit të Ujmanit, duke dëshiruar që ashtu sikurse gjithmonë çka është sërbe në Kosovë t’a shuajnë karakterin religjioz, etnik e kulturor. Ai kujton për Kosovo onlajn se nën liqen ndodhen fshatra dhe kisha sërbe dhe se Sërbia vazhdon të paguajë borxhin për ndërtimin e liqenit dhe pavarësisht kësaj Prishtinës nuk i ka munguar as korrenti e as uji.

Jovanoviq bën të ditur se hapësira gjeografike e Kollashinit të Ibrit paraqet një tërësi ku përmes të kaluarës ka qenë e banuar ekskluzivisht nga sërbët ku si në aspektin kulturor, ashtu edhe gjuhësor e historik, frymon karakter të pastër sërb.

“Përgjatë historisë kemi mundur të shikojmë se në ato 12 kilometra katrorë ku sot shtrihet liqeni i Ujmanit, më herët egzistonin 14 fshatra tërësisht sërbë të shpërngulura në vitet ‘70 në mes të ndërtimit të liqenit të akumuluar. Në atë hapësirë nën liqen, shtrihen shtëpi sërbe, shtrihen fshatra sërbe, kisha të panumërta dhe dy manastire sërbe”, thotë profesori nga Mitrovica e Veriut.

Kujton se në hapësirën e Kollashinit të Ibrit në mesjetë mbretëresha Jelena Anzhujska bëri selinë e saj prej të cilës drejtonte shtetin së bashku me bijtë e vet Milutinin dhe Dragutinin.

Në periudhën e mëvonshme, në fund të shekullit të XIX dhe fillim shekullin XX  kur e gjithë hapësira Ballkanit përjetoi trazira etnike tektonike, pikërisht hapësira e Kollashinit të Ibrit, sikurse thotë ai, ruajti karakter të pastër sërb.

“Dhe përveç burimeve sërbe, këtë mund t’a shikojmë tek burimet e huaja, si shkencëtari vjenez Teodor Ipen, albanolog dhe një nga krijuesit kryesorë të kombit shqiptar në kuptimin e sotëm, i cili punoi nga selia e tij në Vjenë dhe Sarajevë për të ngritur dhe afirmuar kulturalisht kombin shqiptar. Ai pikërisht pranonte se ajo zonë, mikrozonë, ka karakter të pastër sërb”, thotë Jovanoviq.

Deri tek trazirat e reja etnike që ndodhën pas Luftës së Parë dhe veçanërisht pas Luftës së Dytë Botërore, pikërisht me ndërtimin e liqenit të Ujmanit. Bashkëbiseduesi ynë thekson faktin se liqeni është ndërtuar nga qeveria e Republikës Socialiste të Sërbisë nga një kredi e marrë nga Banka Botërore, e cila është duke u shlyer edhe sot.

Pas shpërbërjes së ish Jugosllavisë, republikat ndanë pronat ndanë dhe borxhet për projektet infrastrukturore të cilat ndodheshin në territorin e tyre. Kështu që Sërbia mori atë borxh të ish 70 milionë dollarëve amerikanë ku nuk është i barazvlefshëm me 70 milionë dollarët e sotëm.

“Kur Kosova shpalli pavarësinë në 2008, ajo nuk mori përsipër borxhet shtetërore çka do të duhej t’a bënte sipas territorit që mbulon dhe projekteve infrastrukturore që ndodhen në territorin e saj, për të cilat sot po paguhen borxhet, Kosova asnjëherë nuk e ka marrë borxhin për liqenin e Ujmanit, as një euro nuk dha në llogarinë e atij borxhi” thotë Jovanoviq.

Ky i fundit thekson se furnizimi i sotshëm i Prishtinës dhe mbarë përreth me ujë dhe korrent varet eksluzivisht nga liqeni i Ujmanit i cili mbush liqenin e Graçanicës dhe ftoh termocentralin Obilliq por dhe që Sërbia me këtë kurrë nuk ka abuzuar.

“Unë dua të them se në vitet pas 1999, 2004. dhe 2008, edhe pse Ujmani ishte në duart sërbe, Prishtinës kurrë nuk i ka munguar as korrenti, as uji dhe se si mitrovicarëve si zveçanasve dhe kollashiniotëve, autoritetet prishtinase në çdo moment kanë parë, si të thuash, të ndalin ujin dhe korrentin. Dhe atëherë edhe një herë treguam anën tonë humane dhe se jemi njerëz më të mëdhenj se ata që na persekutojnë” nënvizon bashkëbiseduesi ynë.

Ai përmend faktin se shqiptarët dhe pavarësisht gjithë kësaj ashtu sikurse çdo tjetër që është në territorin e Kosovës, sot rishkruajnë historinë dhe etimologjinë e Ujmanit, duke shuar karakterin etnik, kulturor e religjioz sërb.

“Pikërisht ato deklarata që shqiptarëve të parët u’a kanë lënë liqenin e Ujmanit ashtu sikurse ata e thërrasin, mund vetëm të aludoj në faktin se duke ditur atë të dhënë që 14 fshatra sërbë u shpërngulën që Ujmani të ndërtohej, ata sërish lëvizin në këtë linjë irredentiste që gjithçka që ka të bëjë me shpërnguljen e madhe të sërbëve, pogromin e madh të sërbëve, mund të ketë lidhje me shqiptarët dhe të parët e tyre”, thotë Jovanoviq.