Kosovo onlajn feston 4 vjetorin e lindjes: Dritarja juaj në realitetin kosovar
Portali multimedial informativ Kosovo onlajn ka nisur punën më 1 gusht të vitit 2019 me qëllim që përdoruesve t’u ofrohej gjithçka rreth Kosovës në një vend dhe sot feston 4 vjetorin e egzistencës me më shumë se 1.450 ditë përpjekje për t'u ofruar në kohë raportime në mënyrë profesionale dhe objektive për ngjarjet më të rëndësishme në Kosovë dhe në lidhje me Kosovën.
Në këto katër vite portali Kosovo onlajn është shndërruar në një nga mediat më të rëndësishme kushtuar realitetit kosovar, siç dëshmohet nga trendi i vazhdueshëm i rritjes së lexuesve dhe ndikimit.
Prej fillimit e deri më sot, portali ynë ka patur 24.282.920 hyrje. Në portal janë publikuar 94.666 tekste dhe 7.121 përmbajtje multimediale. Na kanalin e "Jutubit" të Kosovo onlajn, janë 8.344 video të cilat kanë 9.345.444 shikime. Prej kësaj 1.327.049 janë hyrje në transmetimet direkte të cilat Kosovo onlajn i ka emetuar.
Raportimet tona, analizat, komentet, tekste të autorëve dhe tekstet komplete, video, audio dhe foto përmbajtjet, janë përpunuar dhe mbuluar temat politike, ekonomike, sociale, kulturore, sportive dhe të gjitha temat tjera që kanë të bëjnë me Kosovën.
Atë çka e kemi përshkruar si vizion të qartë në fillim të punës sonë, e kemi përmirësuar me sukses gjatë vitit të kaluar. Kemi përmirësuar shërbimin tonë me lajme në shqip dhe anglisht.
Gjithashtu kemi zgjeruar rrjetin e gazetarëve, korrespondentëve dhe bashkëpunëtorëve me kohë të pjesshme, si në vetë Kosovën ashtu edhe në mbarë rajonin. Selia e redaksisë sonë është në Zveçan dhe aktualisht kemi çelur zyra të korrespondentëve në Graçanicë, Shtërpce dhe Beograd dhe korrespondentë në Shkup, Tiranë, Vjenë dhe Bruksel.
Gazetarët, reporterët, operatorët tanë kanë qenë në terren dhe kanë ndjekur ngjarjet më të rëndësishme, në mënyrë që lexuesve t'u jepet informacion objektiv në kohë reale për ngjarjet e ndodhura. Pavarësisht se çfarë lloj eventi ka qenë në çfarë zone, përherë kemi qenë pranë jush. Në Lleposaviq, Zubin Potok, Mitrovicën e Veriut, Graçanicë, Shtërpcë, Prishtinë, Prizren, por edhe në Ohër, Bruksel, Shkup apo Tiranë.
Sot, me krenari mund të themi se kemi një audiencë të madhe dhe të larmishme në Kosovë, Sërbi, Maqedoninë e Veriut, Shqipëri, B&H dhe në mbarë rajonin, madje edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës apo Europë.
Bashkëbisedues të portalit Kosovo Onlajn, janë analistë të shquar, politikanë, punonjës të kulturës dhe publikut nga Kosova dhe Beogradi, por edhe nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, B&H, Austria, Mali i Zi, Italia, Greqia, Hungaria, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Europian etj.
Të gjitha, së bashku me audiencën e madhe që na ndjek, janë tregues i qartë se Kosovo onlajn është në rrugën e duhur.
Mirënjohje për lexuesit dhe të gjithë bashkëpunëtorët e deritashëm, do të vijojmë edhe më fort në takimet e ditlindjeve të ardhshme.
komentet