Kosovo onlajn shënon pesë vjetorin: Gjithçka rreth Kosovës në një vend

Kosovo Online - 1. rođendan
Burim: Kosovo Online

Portali multimedial informativ Kosovo onlajn që nisi punën me synim që publikut t’i ofrohet gjithçka rreth Kosovës në një vend, sot shënohen pesë vite të egzistencës së vet në të cilat me raportimet profesionale dhe objektive ka fituar besimin e lexuesve.

Udhehiqet ekskluzivisht nga standartet më të larta profesionale, duke raportuar të vërtetën, objektivitetin dhe në kohën e duhur. Kosovo onlajn për gjysmë dekade egzistencë është shndërruar në burim informacioni në të cilin egziston besim.

Rreth kësaj dëshmohet dhe rritja konstante e leximeve dhe ndikimit në periudhën e mëparshme.

Prej fillimit të punës e deri më sot portali ynë ka shënuar 32.386.170 vizitorë. Në portal janë publikuar 122.970 lajme, 13.050 shfaqje në kuadër të përmbajtjes multimediale. Në "jutjub" kanal Kosovo onlajn, janë publikuar 14.885 video dhe në total janë kryer 12.482.720 vizita.

Numri total i video materialeve në kanalin "jutjub" të Kosovo onlajn është 1.667, ndërsa në kanalin jutjub direkt Kosovo onlajn janë shënuar 470.245 vizita. Kanali ynë "jutjub" me lajme në shqip dhe sërbisht-Vesti Lajmet shënon 173.250 vizita, ndërsa gjithsej janë 514 video materiale në të njëjtin kanal “jutjub". Kur merret në konsideratë kanali "jutjub" Kosovo online live numri total i video materialeve është 1.473, ndërsa vizitat totale janë 1.743.655.

Portali Kosovo onlajn përbërjen e vet informative e ka në sërbisht, shqip dhe anglisht.

Raportimet tona, analizat, komentet, tekstet me autorësi dhe tekstet komplete, video, audio dhe foto, procesi dhe mbulimi i temave politike, ekonomike, shoqërore, kulturore, sportive dhe të gjitha temave të tjera janë nga Kosova dhe që lidhen me Kosovën.

Selia e redaksisë është në Zveçan. Momentalisht kemi të hapura redaksi korrenspodenciale në Graçanicë, Shtërpcë dhe Beograd, korrenspodentë në Shkup, Tiranë, Vjenë dhe Bruksel, si dhe bashkëpunëtorë me honorare në mbarë Kosovën dhe rajonin.

Me krenari mund të konstatojmë se kemi numër dhe publik të gjithëfarëllojshëm në Kosovë, në Sërbi, Maqedoninë e Veriut, Shqipëri, B&H dhe mbarë rajonin, por dhe ata në Shtetet e Bashkuara të Amerikës apo dhe në Europë.

Bashkëbiseduesit e portalit Kosovo onlajn janë analistë eminent, politikanë, punonjës kulturorë apo publikë nga Kosova dhe nga Beogradi, apo dhe nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, B&H, Austria, Mali I Zi, Italia, Greqia, Hungaria, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Europian...

Falenderime lexuesve dhe gjithë bashkëpunëtorët e deritashëm, do të vijojmë edhe më fort në përvjetorë të ardhshëm.