Luçiq: Me licencën e tretë Telekom do të jetë operatori kryesor në Kosovë

Vladimir Lučić
Burim: Kosovo Online

Drejtori i Përgjithshëm i Telekom Srbija, Vladimir Luçiq, tha se në Kosovë aktualisht funksionojnë interneti, telefonia fikse dhe celulare për 30 mijë përdorues, përkatësisht familje serbe, duke shtuar se Telekomi aktualisht është i fokusuar në një çështje gjyqësore kundër vendimit të rregullatorit në dhjetor, i cili tentoi t'i heqë Telekom Serbisë katër operatorë kabllorë dhe të marrë licencën e tretë, e cila sipas besimit të tij do t'i mundësojë Telekomit të bëhet operatori kryesor në gjithë Kosovën.

Luçiq tha në RTS se për momentin gjithçka funksionon falë punëtorëve, prej të cilëve janë 250 në Kosovë, të cilët, si në të gjitha vitet e kaluara, arritën t'u rezistojnë presioneve të ndryshme.

“Aktualisht ka sërish një qtësim – që nga gushti, kur donin të na përjashtonin dhe në këtë mënyrë të shkelnin Marrëveshjen e Brukselit dhe ligjet e tyre”, tha Luçiq, duke shtuar se atëherë u tregua edhe një herë se autoritetet e Prishtinës ishin shqetësuar nga Telekom Srbija për dy arsye.

Sipas tij, njëra nga arsyet është se Telekom Serbia në Kosovë përdoret nga të gjithë serbët dhe ata duan t'i dëbojnë serbët, dhe e dyta është se Prishtina i frikësohet Telekom Serbisë si konkurrent sepse, ai është i bindur se kur të japin licencë për një operator të tretë, do t'i takojë Telekom Srbia.

“Kjo tregon se për 12 vjet po i shmangen dhënies së licencës së tretë, po shfaqin frikë nga ne si konkurrent sepse MTS do t'i shkelte shpejt dy operatorët e tjerë me licencë të tretë, sepse edhe pa ne keni grevë në Telekomin e Kosovës - njerëzit nuk paguhen, llogaria e tyre është bllokuar tash e një muaj frika ndaj nesh është e dyfishtë”, tha Luçiq.

Siç shton ai, MTS është një nga bazat për funksionimin normal të serbëve në Kosovë, dhe njëra frikë ka të bëjë me mbijetesën e tyre atje, ndërsa tjetra me marrjen e licencës së tretë.

Ai sqaron se kur ta marrin licencën e tretë, që beson se do të jetë pas zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, Telekomi do të jetë operatori kryesor që do të përdoret jo vetëm nga serbët, por edhe nga shqiptarët.

Telekom Srbija aktualisht është fokusuar, siç thotë Luçiq, në çështjen gjyqësore kundër vendimit të rregullatorit në dhjetor, të cilin kanë arritur ta relativizojnë, por edhe në marrjen e licencës së tretë.

“Kemi përkrahje të mirë nga bashkësia ndërkombëtare dhe ambasadori evropian na ka vizituar në Mitrovicë, kemi bashkëpunim të mirë me Ambasadën e SHBA-së dhe më duket se me mbështetjen e tyre kemi arritur ta mbajmë Telekomin atje dhe jam i sigurt se do të arrijmë rritje dhe do të marrim licencën e tretë”, tha ai.

Duke folur për kontratën ekskluzive me “Rrugët e Serbisë”, Luçiq ka sqaruar se nga qershori në të gjitha degët e Telekomit në Serbi, Mal të Zi, Bosnjë e Hercegovinë, si dhe në Gjermani, Austri, Suedi, do të jenë të disponueshme etiketat e lidhura me kartat e pagesës.

Siç shton ai, duke qenë se “Rrugët e Serbisë” do të arrijë të bëjë një marrëveshje të tillë me Kroacinë dhe shpresojmë me Greqinë, përdoruesi nga diaspora do të mund të udhëtojë në të gjitha ato vende pa asnjë problem, pa menduar nëse ka para sepse paratë për taksën në të gjitha ato vende do të hiqen nga karta e pagesës.

“Në këtë mënyrë jemi afruar më shumë me përdoruesit nga diaspora”, tha ai.

Regjistrimi për ato etiketa është i mundur në ueb portalin, por do të mund të kalohet edhe në të gjitha degët.