Macanoviq: Nuk egzistojnë të dhëna zyrtare rreth femicidit në rajon, shqetësuese që gratë nuk denoncojnë dhunën

Vanja Macanović
Burim: Kosovo Online

Vanja Macanoviq nga Qendra beogradase e grave autonome thotë se nuk egzistojnë të dhëna zyrtare rreth femicideve si për Sërbinë, ashtu dhe për mbarë rajonin e Ballkanit Perëndimor, por situata është e përafërt në të gjithë anët e botës.

“Çështja e femicidit është globale, problem botëror zgjidhja e të cilës varet nga shteti vetëm në kuptimin sesa mundën të zhdukin ato që quhen vlera tradicionale, sipas të cilës femicide edhe ndodh. Përse meshkuj të caktuar i japin vetes të drejtën të vrasin një grua ose një fëmijë, ndërsa kjo është për shkak të qëndrimit që ata janë pronë e mashkullit. Pastaj besojnë se gruaja nuk mund të marrë vendim për të lënë dhunuesin apo të divorcohet. Kjo vjen nga një tradicionalizëm serioz që është i ndryshëm në vende të ndryshme” ka thënë Macanoviq për Kosovo Onlajn dhe shtoi se kryesisht janë organizatat e grave që mbledhin të dhëna për femicidet dhe në këtë rast, numri i femicideve vërehet në raport me numrin e banorëve.

“Në Itali, të themi se 106 gra janë vrarë deri më tani këtë vit, por aty ka dhjetë herë më shumë banorë sa çka Sërbia. Ky është ai ndryshimi serioz që tregon se kemi tre herë më shumë gra të vrara në raport me numrin e popullsisë. Sado që aty ndodhin gabime, janë më të pakta. Ne si organizatë kemi bërë hulumtim që ka përfshirë të dhënat për vitin 2020 dhe 2021 dhe sipas kësaj, Sërbia, për fat të keq, është lider për numrin e grave të vrara, e ndjekur nga Shqipëria, pastaj Bosnja, Kroacia, Maqedonia dhe në fund Mali i Zi" thotë Macanoviq.

Kjo e fundit bën të ditur se ndërkohë nuk është bërë asnjë hulumtim i ri.

“Momentalisht nuk kemi të dhëna rreth numrit të femicideve nga vendet tjera kur është fjala për vitin 2023, por ajo që na tregojnë të dhënat në Sërbi, është se deri më tani kemi 28 raste të femicideve. Kur këtë e krahasojmë me vitin 2021 që e përfunduam me 20 raste të femicideve, për ne kjo është rritje serioze. Ndjekim dhe sa raste të vrasjeve të grave janë raportuar më herët, nëse gratë kanë kërkuar ndihmë prej institucioneve, kështu që institucionet kanë bërë lëshime dhe nuk i kanë mbrojtur, çka kemi patur katër raste këtë vit. Në rastet e tjera, në fakt, gratë nuk i’u drejtuan as institucioneve për ndihmë dhe mbështetje, ndonëse nga e gjitha kjo çka mund të lexohej në media, ishte e qartë se mjedisi, familja dhe të afërmit e tyre e dinin që gruaja jetonte nën dhunë. por nuk e inkurajuan për të denoncuar. Kjo për ne është një fakt shqetësues që gratë në Sërbi kanë humbur besimin në denoncimin e dhunës në institucione. Është shqetësuese sepse ne në organizatat e grave humbim besimin se jeta e grave do të mbrohet kur ato raportojnë dhunën në institucione”, thotë Macanoviq dhe spegon se në katër raste që kanë përfunduar tragjikisht, ka munguar përgjegjësia individuale për shkak të vlerësimit të gabuar të profesionistëve prej institucioneve kompetente.

Për këtë arsye, thekson ajo, nisi iniciativa globale për krijimin e organit kombëtar “Femicide Watch” që do të monitoronte rastet e femicideve. Në këtë mënyrë, spegon ajo, do të merreshin të dhëna shumë më konkrete sesa ato që ofrojnë statistikat zyrtare, të cilat tregojnë gjithmonë numër më të ulët të rasteve të dhunës ndaj grave sesa ato që marrin OJQ duke mbledhur informacion nga mediat apo nga qytetarët.

“Statistikat shtetërore nuk llogarisin rastet e ndërmarra prej dhunuesve që kryejnë vetëvrasje. Kjo nuk hyn tek statistikat e femicideve sepse keni autorin që vrau, ndërsa neve veprat penale ndërmerren ndaj autorit. Kur nuk keni autor të gjallë, atëherë në fakt nuk e ke as këtë vepër penale. Ne këtë vit kemi pasur edhe disa raste që madje nuk do të hynin as në veprën penale të vrasjes apo vrasjes së rëndë. Pak ditë më parë u publikua lajmi se një grua 90-vjeçare vdiq prej plagëve të rënda pas tentativës për përdhunim, çka e konstatoi dhe prokuroria e lartë në Pançevo. Faktikisht ai autor po ndiqet penalisht për përdhunim që përfundoi me vdekje. Për ne është përfshirë në statistikat e femicideve, por nuk do t‘a gjeni në veprat penale të vrasjes apo vrasjes së rëndë”, thotë Macanoviq.

Duke komentuar dispozitat ligjore egzistuese që sanksionojnë këtë lloj krimi, Macanoviq beson se ulja e femicideve është shumë e rëndësishme sesa rritja e dënimeve.

"Ajo që është parandalimi më i mirë kur bëhet fjalë për çdo formë të dhunës ndaj grave, është siguria e dënimit". Jo se cili do të jetë dënimi, sesa që ata që i kanë kryer këto vepra penale e dinë se do të jenë përgjegjës për atë që kanë bërë dhe se do t’a mbajnë dënimin. Ne e shikojmë këtë fatkeqësisht në Sërbi ashtu dhe sikurse kemi autorë që e kalojnë me dënime mjaft të lehta. Nuk janë problem dënimet e lehta, problem është se nuk ka mbikëqyrje ndaj tyre. Ne për vepra penale të dhunës në familje kemi 70% të rasteve të dënimeve me kusht. Kjo e fundit nuk ka kurrëfarrë kontrolli. Neve gratë atëherë na thonë: “E përse hyra në atë procedurë që zgjati tre, katër vjet, që ai të merrte dënim me kusht që askush të mos e ndiqte dhe situata të ishte e njëjtë”, thotë Macanoviq.

Kjo e fundit thekson se kur niset procedura për shkak të dhunës ndaj grave, pra kur dhuna fizike shteron, shkohet tek format e tjera të dhunës, veçanërisht psikologjike, e cila është shumë më e vështirë për t'u provuar.

“Në disa raste të tjera, shikoni dhe se tek dënimet për shkelje seksuale ndonjëherë janë kaq minimale. Nëse kemi gjobë për veprën penale të akteve të paligjshme seksuale, atëherë e keni të qartë përse kemi një numër të madh të autorëve të akteve të rënda të dhunës seksuale. Disa vepra penale na mungojnë ende siç është pornografia hakmarrëse. Ndaj, jo vetë masa e dënimit, por dhe ajo siguria e dënimit duhet t'i dekurajojë njerëzit e dhunshëm”, spegon Macanoviq.