Në Graçanicë përkujtohet Dita Ndërkombëtare e të Zhdukurve: Është koha që çështja e fatit të rrëmbyerve të nisë nga pika e vdekur
Pjestarë të familjeve të të rrëmbyerve dhe të zhdukur sërbë, përkujtuan Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur në Graçanicë, nën mesazhin se fati i të rrëmbyerve është bërë çështje politike që nuk do të zgjidhet derisa të ketë vullnet politik. Thanë se është koha për ta nisur çështjen nga pika e vdekur.
Përfaqësuesja e Shoqatës së Familjeve të Personave të Rrëmbyer dhe të Zhdukur, Silvana Marinkovië, theksoi se vuajtjet dhe dhimbja e anëtarëve të familjeve vojin prej 26 vitesh.
"Për 26 vite me radhë, jemi mbledhur rregullisht në të njëjtin vend dhe me të njëjtin rast për të përkujtuar Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur. Përvit shpresojmë që mesazhi ynë të japë fryte, por jemi ende në fillim. Duke i’u drejtuar institucioneve kompetente për të zgjidhur çështjen e të rrëmbyerve, morëm premtime dhe shpresa të gënjeshtërta. Vitet kalojnë dhe ne me dhimbjen, trishtimin dhe pasigurinë tonë, kërkojmë që të rrëmbyerit të gjenden dhe autorët të gjenden para drejtësisë", tha Marinkoviq.
Sikurse theksoi, EULEKS informacionin e mbledhur nga pjestarët e familjeve të të zhdukurve, i’a dorrëzoi Policisë Hetimore të Kosovës.
"I vetmi lajm, për fatin tonë të keq të madh, është se EULEKS informacionin tonë konfidencial, që u’a dhamë atyre me shpresën se do t’a hetonin dhe do të gjenin informacion, ata i’a dhanë Policisë Hetimore të Kosovës. Në këtë mënyrë, si shumë herë derimë tani, luajtën me mirëbesimin tonë, sepse informacionet tona, u’a dhanë atyre që kryen ato krime. Politikanët thonë se kjo është çështje humanitare, por në të vërtetë është bërë politike, sepse derisa mos të ketë vullnet politik, nuk do të ketë rezultate", shtoi Marinkoviq.
Duke kujtuar se ende po kërkohet për 9,920 persona që janë të zhdukur në luftërat e ish-Jugosllavisë, prej të cilëve 1,620 lidhen me konfliktet në Kosovë, ajo shprehu shpresën se fati i të zhdukurve do të zgjidhet.
"Së fundmi, do të doja t'u thoja të gjitha institucioneve përgjegjëse për zgjidhjen e çështjes së fatit të personave të rrëmbyer dhe të zhdukur se është koha e duhur dhe në minutën e fundit të fillohet nga pika e vdekur dhe të gjenden të gjithë të rrëmbyerit, jo vetëm sërbët që janë zhdukur në këtë zonë, por edhe romët, shqiptarët, malazezët, sërbët që janë zhdukur në Kroaci e Bosnjë, që të gjenden të gjithë dhe që këto probleme të mos ndodhin më kurrë askund", tha Marinkoviq.
Mirosllava Gjorgjeviq, vjehrri dhe xhaxhai i së cilës u rrëmbyen në Nerodimlje në vitin 1999, theksoi se nuk ka pasur asnjë shenjë apo zë prej tyre për 26 vjet.
"Im vjehërr dhe im axh, u rrëmbyen, për 26 vite nuk ka asnjë shenjë apo zë prej tyre. Çfarë të them, nuk dimë nëse janë gjallë, por që shpresa egziston. Ne presim më të mirën, por kemi frikë se prej saj nuk do të ketë asgjë", tha Gjorgjeviq.
0 komentet