Në Manastirin e Zoçishtës kremtohet festa e Shënjt Vraqës

Zočište slava
Burim: Kancelarija za KiM

Në Manastirin e Zoçishtës pranë Rahovecit, sot është kremtuar festa e Shënjt Vraqa Kozmait dhe Damjanit. Nën prezencën e një numri të madh sërbësh, është kremtuar festa ku ka marrë pjesë edhe ndihmës drejtoresha e Zyrës për K&M Svetllana Milladinov.

Manastiri i Shënjt Vraqës në Zotishtë është simbol i vuajtjes.

Në shtator të vitit 1999, pjestarë të UÇK minuan manastirin dhe kishën e shembën nga themeli. Këmbana e kishës që daton prej vitit 1913, u hodh në pus e cila më pas u varros.

Në vitin 2004 me rikthimin e murgjve, nisi restaurimi i manastirit dhe ringjallja e tij. Kisha e re është ndërtuar nga i njëjti gur, sipas modelit të vjetër, thuhet në njoftimin e Zyrës për Kosovë e Metohi.