Nën aksionin “Pesë minuta heshtje e zëshme” është kremtuar Dita Botërore e Lirisë së Medias në Graçanicë
Shoqata e Gazetarëve të Sërbisë dhe Shoqëria e Gazetarëve të Kosovës dhe Metohisë kremtuan në Graçanicë Ditën Botërore të Lirisë së Medias nën aksionin “Pesë minuta heshtje e zëshme“. Kryetari i SHGS Zhivojin Rakoçeviq është shprehur se në Kosovë situata e mediave është absolutisht dramatike.
Kryetari i Shoqatës së Gazetarëve të Sërbisë Zhivojin Rakoçeviq theksoi se 261 rastet e cënimit të punës së gazetarëve flet vetëm një-se ndodhemi në kontekstin ku mund të shkruhet si një lloj zone lufte.
"Çfarë ndodhi, si është e mundur që e tillë forcë të godasë profesionin e gazetarisë, punën, liritë, nga ana tjetër, për faktin se njerëzit kanë të drejtë të informohen? Nuk është bërë më problem të shkosh dhe të raportosh, tani është bërë problem nëse të lejohet të identifikohesh si gazetar, nëse të lejohet të veshësh jelek me shenja, nëse të lejohet të dalësh dhe të thuash se si duken dy palët në konflikt", tha Rakoçeviq.
Ky i fundit theksoi se situata në Kosovë është absolutisht dramatike.
"Këtu sundon absolutisht e njëjta errësirë si gjatë gjithë këtyre viteve. Nuk ka asnjë përparim minimal në hetimin e vrasjes së 17 kolegëve tanë të rrëmbyer, të zhdukur-shtatë sërbë, shtatë shqiptarë, tre të huaj. Ky është i vetmi territor në Europë ku nuk ka shtyp dhe ku shtypi është i ndaluar. Ky është i vetmi territor në Europë, jashtë operacioneve të luftës, ku gjuha është ende shkas që të kesh probleme, që media të ketë probleme", tha Rakoçeviq.
Shtrohet pyetja, thekson Rakoçeviq, si të luftohet.
"Sigurisht-drejtësia, avokatët, liria, proçeset, presionet, ajo çka bëjmë. Por ne sot jemi në situatën ku duhet t’a ekspozojmë pluralizmin e propagandës. Ky është paradoksi i kësaj kohe në të cilën ose je viktimë e propagandës së caktuar dhe jeton në atë propagandë dhe nuk mund të dalësh prej saj, ose e ekspozon veten me vetëdije ndaj pluralizmit të propagandës dhe propagandave të ndryshme që të kapësh thërrimet e së vërtetës dhe t’a mbledhësh atë në diçka që quhet mozaik i jetës profesionale, normalitetit të jetës personale dhe sigurisë se nuk do të jesh viktimë nëse kalon nga një sistem propagande në tjetër", tha kryetari i SHGS.
Kryetarja e Shoqërisë së Gazetarëve të Kosovës e Metohisë, Ivana Vanovac, theksoi se në vitet e kaluara në Kosovë, siguria ishte dominante, ndërsa këtë vit problemi ishte financiar.
"Nga ana tjetër, vazhdojmë të kemi raport mjaft të theksuar diskriminues të institucioneve në zonën e Kosovës, të cilat nuk i ftojnë mediat dhe redaksitë sërbe që raportojnë ngjarjet në sërbisht. Nuk i konsiderojnë burime të besueshme informacioni. Nëse i ftojnë, i injorojnë plotësisht me faktin se, sipas Ligjit për Përdorimin e Barabartë të Gjuhëve, kemi të drejtën për përkthim, të drejtën për të kuptuar atë që na thuhet, të drejtën për të pyetur dhe të marrim përgjigje për pyetjet. Përgjithësisht në këtë kuptim, asgjë nuk ka ndryshuar. Nuk është ndryshuar asgjë në atë që gazetarët, raportimi i të cilëve nuk i pëlqen ndokujt, thjesht nuk mund të hyjnë në territorin e Kosovës", tha Vanovac.
Kjo e fundit kujtoi se fati i punonjësve të zhdukur të medias nuk është zbardhur.
"Askujt nuk i shkon në mendje të rinisë atë hetim dhe të shikojë se çfarë u ndodhi njerëzve, fotot e të cilëve i mbajtëm këtu si provë për të mos harruar dhe se kemi vetëdije se fati ynë dhe mosinteresimi ndaj zhdukjes sonë eventuale mund të jenë të njëjta. Pesë minuta heshtje e zëshme nuk janë të mjaftueshme që bota t'i qaset asaj për të cilën po flasim sot me seriozitet të mjaftueshëm. Çdokush duhet t’a lexojë vetë shpalljen tonë dhe të kuptojë se sa probleme serioze ka komuniteti i gjerë mediatik", tha Vanovac.
Sekretarja e Shoqërisë së Gazetarëve të K&M Jelena Markoviq, lexoi shpalljen.
"Siguria e kërcënuar, targetimi, represioni policor dhe pamundësia e punës janë realiteti i komunitetit mediatik në Kosovë e Metohi. Vijon praktika e ndalimit të pabazë të gazetarëve nga hyrja në territorin e Kosovës e Metohisë. Mediat sërbe në Kosovë e Metohi përballen dhe me probleme serioze financiare dhe madje edhe mediat më të besueshme kërcënohen me mbyllje. Akoma dhe më diskriminues është raporti i institucioneve ndaj redaksive në gjuhën sërbe, si dhe sjellja abuzive e autoriteteve ndaj gazetarëve dhe punonjësve të medias". thuhet ndër të tjera në shpallje.
Dita Botërore e Lirisë së Shtypit kremtohet më 3 maj, me vendimin e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për të rritur ndërgjegjësimin për rëndësinë e lirisë së medias dhe për t'u kujtuar qeverive se është detyra e tyre të respektojnë dhe mbështesin të drejtën e lirisë së shprehjes të garantuar nga Neni 19 i Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut, por edhe për të shënuar përvjetorin e Deklaratës së Uinduskit, deklaratë rreth parimeve të shtypit të lirë që u hartua nga grupi i gazetarëve afrikanë në vitin 1991.
0 komentet