Ngrohtësi, ndjenjë shtëpie e dashuri: Çfarë i tërheq të rinjtë tek pelegrinazhet në Kosovë

manastir
Burim: Kosovo Online

Nëse me disa fjalë mund të përmblidhet se çfarë i tërheq të rinjtë, disa prej të cilëve as nuk kanë lindur gjatë konfliktit të viteve ‘90, për të shkuar në pelegrinazhe në Kosovë, përgjigjja përmblidhet si vijon: ngrohtësi, ndjenjë shtëpie e dashuri.

Shkruar nga: Katarina Saiçiq

Për Kosovo Onlajn thonë se përherë janë plot përshtypje për shkak të shënjtoreve në të cilat mund të ndjesh energji të veçantë, por dhe në bisedat me njerëzit që gjithmonë i thërrasin me entuziazëm që të kthehen.

Cicëronia e pelegrinazhit Ivana Qoriq çdo moment të lirë e shfrytëzon për të shkuar në Kosovë. Në deklaratë për portalin tonë, thotë se dashuria dhe atmosferë e veçantë në udhëtimet dhuruese janë të pranishme si në manastire ashtu edhe jashtë tyre. 

"Drejtoj prej tri vitesh e gjysmë udhëtime, megjithëse kam qenë e pranishme në Kosovë e Metohi, në Tokën tonë të Shenjtë, për pesë, pothuajse gjashtë vjet. Përshtypjet janë vërtet të veçanta. Vizitojmë vende të shumta të shenjta si Deçani, Patriarkana e Pejës dhe Graçanicës. Vizitojmë Prizrenin me Manastirin e Kryeengjëjve të Shenjtë, me Virgjëreshën e Ljevishkës, Kishën e Shënjt Gjergjit, por edhe të gjitha ato vende të tjera të shenjta që ndoshta janë më pak të njohura, të paktën kështu, për ata prej nesh që jetojnë këtu, jashtë territorit të Kosovës e Metohisë. Përherë përpiqemi të vizitojmë sa më shumë vende të shenjta, që ata që vijnë për herë të parë të ndiejnë atë çka ndjejmë dhe ne, që kemi qenë aty prej vitesh. Kjo është pikërisht dashuri dhe energji që është e pranishme jo vetëm në vendet e shenjta, por edhe jashtë tyre. Kur vizitojmë enklavat përpiqemi që të vizitojmë dhe popullin dhe fëmijët e Kosovës e Metohisë, që të bisedojmë pakëz me ta, të shoqërohemi, të kthehemi më pas dhe të dimë se ku të shkojmë falë atyre që qëndrojnë aty” ka thënë Qoriq.

Kjo e fundit thekson se po rritet gjithmonë e më shumë numri i të rinjve që shkojnë në Kosovë. 

"Prej vitesh ndjekim pikërisht sesa të rinj kanë vetëdije për kishën dhe në përgjithësi për gjithçka që ndodh në Kosovë e Metohi. Gjithmonë e më shumë të rinj ka që shkojnë aty. Përpiqemi dhe punojmë në atë që pikërisht dhe ata që nuk kanë qenë kurrë në Kosovë, t’i marrim që të njohin vendet e shenjta dhe gjithçka tjetër. Por në të vërtetë nuk ka rregulla. Ndodh ndonjëherë që autobusi të jetë plot me të rinj, por shkojnë edhe të moshuar, për të cilët mund të jetë sukses i veçantë që të shkojnë në udhëtim të tillë në atë moshë dhe me problemet e tyre shëndetësore. Gjithçka, falë Zotit, gjithmonë shkon siç duhet. Patëm dhe udhëtarin më të ri që ishte vetëm tre muajsh. Kështu që pati dhe nga ata që nuk rendnin ende por që ende ndiejnë nevojën për të bërë pelegrinazhe në Kosovë e Metohi deri tek ata që në vitet e mëpasshme ende e ndjejnë nevojën që të rendin dhe të vizitojnë vendet e shenjta", theksoi bashkëbiseduesja jonë.

Pavarësisht rreziqeve të shumta, njerëzit nuk tërhiqen nga pelegrinazhet, ndërsa Qoriq thekson se është atmosferë e veçantë të jesh për festa në Kosovë. Ajo vëren se ka motive të shumta për pelegrinazh.

Shumë veta të tilla udhëtime i kapërcejnë paragjykimet apo frikën, nëse ka.

"Besoj se çdokush ka motivin e vet. Dikush mund të dëshirojë të kapërcejë frikën. Me të vërtetë njerëzit në fillim kanë paksa paragjykime dhe thjesht nuk dinë çfarë i presin derisa të mbërrijnë. Kur shikojnë se kjo me të vërtetë nuk është e frikshme dhe se mund të vijnë lirshëm, ndjenja ndryshon menjëherë, sigurisht. Dikush është aty sepse dëshiron të kalojë kohë në lutje. Kemi të gjithë ndoshta përshtypjet tona personale ose dikë që është i sëmurë, për të cilin nevojitet të forcohet lutja", thotë ajo.

Thekson se është e veçantë kur shkon në Kosovë për festa.

"Është shumë bukur të jesh për festa në Kosovë. Ndonjëherë kjo ka qenë e qëllimshme, ndonjëherë jo. Por është bukur të jesh me popullin tonë, të cilët tani nuk janë shumë aty. Ata dëshirojnë që të vijmë dhe kanë nevojë që ne të mblidhemi dhe të shoqërohemi që të mos i kalojnë festat vetëm. Nevojitet që dhe ne të jemi të pranishëm sa më shumë në numër që bashkë të gëzohemi dhe të festojmë shenjtorët tanë që na mbrojnë", konkludoi Qoriq.

Gjimnazistja nga Beogradi Angjela Piljak ka qenë pesë herë në Kosovë dhe thotë se ato pelegrinazhe i ndryshuan pikëpamjen për botën.

"Peligrinazhi im i parë ishte para dy vitesh me organizatën humanitare "Solidariteti Sërb". Fillimisht, atëherë motivi im ishte sigurisht të vizitoja vendet e shenjta dhe të ndihmoja popullin tonë poshtë. Por u ktheva me një motiv edhe më të fortë dhe besoj se në të vërtetë të gjithë kthehen me atë motiv. Kjo është dashuri. Sepse Zoti është dashuri dhe ai përherë na thërret të kthehemi sërish poshtë", tha Piljak për Kosovo Onlajn.

Kur u pyet se çfarë ndikoi tek ajo që të kthehej në Kosovë, Piljak thotë se ishte ndjesia e shtëpisë dhe ngrohtësia.

"Ajo që besoj se do t’a kujtoj përherë dhe do t’a ndiej, është lumturia e popullit tonë kur na shikon dhe kur kupton se nuk janë vetëm. Dhe për mua personalisht, çdo udhëtim që kam bërë deri më tani në Kosovë e Metohi është diçka që do t’a kujtoj deri në fund të jetës sime. Ajo që më thërret definitivisht, është që të kthehem tek ajo ndjesia e shtëpisë, e cila për mua është e paçmueshme. Ndonëse nuk kam askënd që ka lindur në Kosove e Metohi dhe vetë nuk kam lindur aty, kudo që të jem në Tokën e Shenjtë ndihem sikur jam në shtëpi. Dhe kjo është diçka që do të doja shumë me zemër që çdokush mund t’a përjetojë", theksoi bashkëbiseduesja jonë.

Thotë se për të biseda me njerëzit dhe gëzimi në sytë e tyre i kanë lënë përshtypjen më të fortë.

"Sa herë që kemi qenë në pelegrinazh, hanim ushqim agjërimi, sepse të gjithë shkonim me dëshirën për të marrë kungimin në Deçan apo Kryeëngjëllin e Shenjtë. Sikurse thashë, ajo çka mbetet në kujtesë, është biseda me ata njerëz, lumturia dhe emocionet e tyre. Shikojmë lotë lumturie në sytë e tyre dhe përjetojmë përqafim të paçmueshëm. Kur na shikojnë, përherë na përqafojnë gjithmonë fort sepse janë të lumtur që vijmë dhe gjithmonë na thërrasin me padurim të kthehemi pas", tha Piljak.