Peshkop Gjergji: Krishtlindja është mesazh pajtimi, dashurie ndaj të tjerëve dhe pranimi i çdo diversiteti

Biskup Dod Đerđi
Burim: Kosovo Online

Në prag të Krishlindjes e cila festohet nga besimtarët që respektojnë kalendarin gregorian peshkopi prishtino-prizrenas Dod Gjergji u ka thënë të gjithë besimtarëve të jenë fëmijë të Krishtit, ndërsa sërbët dhe shqiptarët të jenë bartës të paqes, dashurisë, faljes dhe pajtimit. "Besimtarët e krishterë që festojnë Krishtlindjen sipas kalendarit Gregorian përgatiten për festën me lutje dhe shpresë” thotë për Kosovo onlajn peshkopi prishtino-prizrenas Dod Gjergji.

Ai ka thënë se besimi që inspiron besimtarët kundër të tjerëve nuk është besim. 

“E gjithë kjo përfshihet në dashuri dhe pajtim, pasi pajtimi dhe dashuria ndaj të tjerëve, është të pranosh, jo vetëm besimin, por edhe çdo diversitet të të tjerëve, pasi ne nuk jemi ata që duhet të themi se kush i përket së mirës dhe kush i përket së keqes, vetëm Zoti ka autoritetin për gjykim të tillë. Ne kemi dhe duhet të kemi zemër të çelët ndaj çdo personi pavarësisht nga dallimet mes nesh, veçanërisht çdo besim duhet të jetë mesazh dashurie dhe paqeje, kështu që nuk mund të jemi kundër të tjerëve, sepse besimi që frymëzon besimtarët ndaj të tjerëve nuk është më besim” tha peshkopi.

Krishtlindja është mesazh paqeje, dashurie dhe pajtimi të përbashkët, shtoi peshkopi.

Jo vetëm mes njerëzve, por edhe mes Zotit dhe njerëzve, midis krijuesit dhe krijesave, mes të Shenjtit Zot dhe njeriut mëkatar dhe kjo thirrje e Krishtlindjes është thirrje për të gjithë njerëzit, pasi në Krishtlindje, ëngjëjt e qiellit kënduan për gëzim dhe paqe për njerëzit vullnetmirë, kështu që çdo jetë e jona dhe e çdo njeriu që jeton me dashurinë e Jezu Krishtit të jetë këngë e paqes në tokë dhe sigurisht këngë feste për Zotin në lartësi" tha peshkopi.

Në Kosovë jetojnë gati 50,000 katolikë thekson peshkopi, duke shtuar se "të gjithë ish-katolikë" ndërsa në konstatimin tonë që kur shëtisni nëpër zonat me shumicë shqiptare, duket sikur edhe pjestarët e besimit mysliman festojnë Krishtlindjen katolike, peshkopi thekson se ka disa të vërteta në këtë.

“Mbarë Kosova feston Krishtlindjen, në një mënyrë apo në tjetër, pasi të gjithë njerëzit janë njerëz vullnetmirë. Të gjithë dëshirojnë të festojnë, të gjithë dëshirojnë të pranojnë gëzimin e qiellit, çdo zemër njerëzore duhet të jetë e çelët dhe unë mendoj se ne njerëzit vullnetmirë, nuk mundemi kurrë të ndahemi prej gëzimit dhe dashurisë”, tha peshkopi.

Ky i fundit përcolli mesazh të gjithë besimtarëve sërbë dhe shqiptarë.

“Mesazhi im do të ishte tredimensional për këtë Krishtlindje. Së pari, për besimtarët tanë, që të gjithë të jenë bij të Zotit dhe si fëmijë të Zotit, të jenë bartës të paqes mes njerëzve dhe në këtë kohë rrezet e Shpirtit të Shenjtë, që çdo zemër njerëzore në këtë vend të përjetojë gëzim, dashuri dhe shpresë. Së dyti, është dimensioni i të gjithë bashkëqytetarëve të mi shqiptarë që jetojnë në Kosovë apo kudo që ata të mos e kyçin zemrën për të vërtetën dhe të jenë bartës të paqes dhe dashurisë mes njerëzve dhe përgjegjës për paqen dhe dashurinë. Një mesazh do të doja t’i përcillja dimensionit të tretë, qytetarëve tanë të kombësisë sërbe dhe vëllezërve tanë besimtarë, ortodoksë, që të bashkohen në nismën e paqes dhe pajtimit, pasi jeta nuk mund të jetë kurrë qëllim i konfliktit apo interesave tokësore, pasi në fund të fundit ne jemi thirrur të jetojmë si vëllezër në tokë dhe toka nuk është e jona, toka është e Zotit, na është dhënë sesi të jetojmë të gëzuar dhe t‘a duam njëri-tjetrin, kështu që, të gjithë sërbëve, jo vetëm në Kosovë, por për të gjithë sërbët kudo që janë, dëshiroj me të vërtetë paqe në zemër të çelët për falje dhe pajtim, sepse rrugë tjetër nuk ka, deri tek ajo që të vijë edhe pse nuk është arritur ende, por ne dëshirojmë që deri tek kjo dhe të lutemi për të çdo ditë dhe do të bëjmë gjithçka që qytetarët tanë të kombësisë sërbe të ndihen mirë”, tha peshkopi.

Ky i fundit ka vënë në dukje konferencën që pati dhjetë ditë të shkuara në Mitrovicën e Veriut.

"Aty buzëqeshnin së bashku sërbët dhe shqiptarët e kështu që unë thashë: "Oh, çfarë lloj ngjarjeje do të ishte apo çfarë lloj lajmi do të ishte të lexonim apo dëgjonim në Beograd që sërbët dhe shqiptarët në Mitrovicën e Veriut po qeshnin bashkë’ dhe këtë askush nuk do t’a publikojë por ne duhet të qeshim, ne duhet të jemi bashkë” ka thënë peshkopi Gjergj.

Siç u shpreh ky i fundit, Krishtlindja është kohë e një ngjarje të madhe.

“Me gëzim e presim ditën e Krishtlindjes kur të gjithë së bashku do të festojmë në këtë kishë, në të gjitha kishat tona, sepse është ngjarje. Kjo nuk është një ditë, kjo është koha e një ngjarjeje të madhe, kur fjala se Zoti u mishërua tek Virgjëresha Mari“ ka thënë peshkopi prishtino-prizrenas Gjergji.