Petkoviq kërkon reagim urgjent ndërkombëtar për rrahjen e Rashkoviqit: Këto janë pamje të “demokracisë” së Kurtit

Nenad Rašković
Burim: X/Petar Petković

Drejtori i Zyrës për Kosovë e Metohi në Qeverinë e Sërbisë Petar Petkoviq kërkoi reagim urgjent ndërkombëtar dhe hetim sikurse theksoi, për rastin e sulmit brutal të sotëm dhe rrahjen ndaj Nenad Rashkoviqit nga fshati Dren në Zubin Potok, nga ana e Policisë Kosovare.

“Këto janë pamje të ‘demokracisë’ së Kurtit dhe raportit ndaj sërbëve-mavijosje dhe abuzim brutal e rrahje e Nenad Rashkoviqit nga fshati Dren në Zubin Potok nga ana e të ashtuquajturës Polici Kosovare. Kërkoj reagim dhe hetim urgjent ndërkombëtar në lidhje me sulmin brutal ndaj Nenadit dhe ndëshkimin e të gjithë përgjegjësve” ka thënë Petkoviq në rrjetin social “X”. 

Sikurse shtoi, prej javësh, muajsh dhe vitesh, Beogradi ka paralajmëruar komunitetin ndërkombëtar për mbajtjen gjallë të regjimit të Kurtit ndaj sërbëve që çoi drejt saj.  

“Kur nuk ka sanksionime për përgjegjësit dhe mbrojtje adekuate, këto janë pasojat. Plagët e Nenadit nuk mund të kalojnë pa ndëshkim“, tha Petkoviq.