Pronari i kafanesë “Vuk“: Lokali u mbyll pasi është sërb

Vlasnik kafića Vuk, dokumentacija
Burim: Kosovo Online

Nemanja Nedelkoviq, pronari i kafenesë “Vuk“ (Ujku) në shëtitoren e Mitrovicës së Veriut i cili u mbyll mëngjesin e sotëm, thotë për Kosovo onlajn se lokali u mbyll vetëm sepse është sërb dhe thekson se gjithçka që u ndodh biznesmenëve në veri është politikisht e motivuar.

“Dënimi është shkruar në shqip pa përkthim dhe sqarime në sërbisht por nuk jam i sigurt se përse kësaj here është shkruar“, ka thënë Nedelkoviq.

Ky i fundit bën të ditur se arsyeja e mbylljes së lokalit është pasi inspektimi ka nxjerrë se nuk janë deklaruar qeset me sheqer.

“Mesa di unë sheqeri nuk ka datë skadence. Unë mendoj se kjo vjen pas sulmeve ndaj institucioneve sërbe, sulm ndaj biznesmenëve sërbë në veri të Kosovës, pasi gjithashtu kanë qenë të hënën tek mua të njëjtët inspektorë, shkruan gjobën për duhanpirje dhe kjo kuptohet, por sërish u kam treguar letrat që posedoj dhe atë ditë gjithçka ishte në rregull dhe sot ata e mbyllën lokalin pa asnjë arsye“, theksoi Nedelkoviq.

Ky i fundit sqaron se lokali ka dokumentacionin e nevojshëm, se taksat janë paguar, se punonjësit kanë karta shëndetësore dhe të gjitha pagat e deklaruara, kështu që nuk shikoj asnjë arsye për mbyllje, veçse asaj çka sikurse thotë, që lokali është sërb.

“Mendoj se gjithashtu, poshtë në fund të shëtitores kemi lokale kosovare, ku kurrë nuk ka hyrë asnjë inspektor. Dhe kushdo që kalon mund të shikojë se ata pijnë cigare në brendësi” shton pronari.

Ai thekson se në paketimin e madh të sheqerit është shënuar qartë data e prodhimit por që sheqeri nuk ka datë skadence.

“Unë mendoj se ata do të duhet të edukojnë inspektorët e tyre para se t’i nisin për inspektim. Ata përherë vijnë të shoqëruar nga policia kosovare” tha Nedelkoviq.

Ky i fundit kujton se atë në gusht inspektorët kosovarë e urdhëruan që të hiqte oborrin që ndodhej në shëtitore, për të cilën pagoi qera në Komunën e Mitrovicës së Veriut.

“Kur ishin ditët mitrovicare, më shkatërruan oborrin. Dhe atëherë diskutohej se çfarë do të prisja më pas. Thashë që herës tjetër pres që të më mbyllin lokalin. Dhe kjo nbodhi. Tashmë pres ditën që të më vijnë dhe të më arrestojnë”, konkludoi pronari i objektit mikpritës.

Nedelkoviq planifikon që t’i drejtohet Komunës së Mitrovcës së Veriut që të rihapet lokali. Shton se vitin e fundit për dy kafenetë e tij ka paguar gjoba në vlerën e 14 mijë eurove shumica e të cilave janë dhënë nga Inspektoriati Shëndetësor.