Qytetarët e Mitrovicës së Veriut për pagat dhe pensionet vazhdojnë të shkojnë në Rashkë

Severna Mitrovica
Burim: Kosovo Online

Gjysmë viti ka kaluar qysh kur Banka Qëndrore e Kosovës ndërpreu pagesat në dinarë ndërsa në Mitrovicën e Veriut sikurse bëjnë të ditur qytetarët për Kosovo onlajn, situata është gjithmonë e më e vështirë. Jeta e përditshme është vështirësuar, më shumë rëndon tek të moshuarit e sëmurë të cilët për të ardhurat e tyre duhet të udhëtojnë deri në filjalin më të parë në Sërbinë qëndrore.

“Shkojmë në Rashkë, blejmë e kështu furnizohemi. Na është rëndur jeta si jo. Unë duhet të shkoj e sëmurë dhe autoambulanca po vinte drejt meje. Si nuk është keq… keq e më keq është“, na ka thënë një qytetare e moshuar.

Me të bashkohet dhe bashkëqytetari i saj i cili shton se “dinari ngeci në pikën e vdekjes”.

“Rëndë po bëhet, ata planifikojnë prej shtatorit që të bastisin dyqanet e ndoshta dhe njerëzit kur të shikojnë në xhepa për dinarë, apo në eksçejnxh. Asgjë nuk ka ndryshuar për gjashtë muaj, asgjë për mirë, veçse për keq. Vështirë t’ia dalësh, për mua dhe familjen time nuk ka ndryshuar. Dinari ngeli në pikën e vdekjes. Askush nuk përmend bisedat e drejtorit për K&M, presim deri ku do të shkojë”, tha ai.

Përveç ndalimit të dinarit, qytetarët janë të shqetësuar edhe për mungesën e produkteve të caktuara, të cilat për shkak të ndalimit të mallrave sërbe, nuk arrijnë në Kosovë prej një viti.

“Është e vështirë, sepse duhet të shkojmë në Rashkë për të tërhequr të hollat. Pa ushqim, nuk është mirë. Presim që kjo çështje të zgjidhet”, na tha kalimtar i rastit.

Një tjetër banor i Mitrovicës së Veriut situatën momentale e vlerësoi si fort të keqe dhe shtoi se më së shumti vuajnë pensionistët.

“Ka ndryshuar shumë, situata është shumë e keqe, transfertat e pagesave janë hequr. Për dinarin është shumë e vështirë. Të moshuarit janë të kërcënuar, në radhë të parë ata janë që duhet të shkojnë në Rashkë apo Bërnjak për t'i tërhequr ato të holla. Kush u’a tërheq të hollat unë nuk e di. Asgjë pozitive nuk mund t'ju them”, thotë ai.