Serbët në Lipjan, dy dekada pas Përndijekjes: Lufta për qëndrim dhe mbijetesë
Pronat dhe shtëpitë e braktisura dhe, nga ana tjetër, ndërtesat e larta që rrethojnë kishat e Shën Florës dhe Lavrës dhe Paraqitja e Virgjëreshës së Bekuar - janë imazhi i Lipjanit, një qytezë ku dikur jetonin 5.000 serbë, 20 vjet pas përndijekjes të marsit.
Përndijekja kundër serbëve në Lipjan vazhdoi edhe në ditët pas 17 marsit, kur, sipas bashkëbiseduesve tanë, 2.000 ekstremistë shqiptarë janë nisur në “fushatë” në Lipjan.
Prifti i Lipjanit, At Dragisha Jeriniq, tha se sulmet ndaj serbëve në Lipjan kanë vazhduar edhe pas Përndijkjes, me qëllim të dëbimit të serbëve të mbetur.
“Përndijekja e marsit në Lipjan zgjati disa ditë, jo vetëm më 17 dhe 18 mars, por edhe më gjatë, në ditët në vijim pasuan grabitjet për të shkatërruar atë pak që kishte mbetur nga populli serb, që të mos ketë ku të kthehet deri në periudha e rindërtimit të shtëpive. Atëherë mendohej se njerëzit do të ktheheshin, por atmosfera ishte e tillë që askush nuk mund të kthehej. Në qendër të Lipjanit pothuajse askush nuk u kthye vetëm një për qind dhe edhe ata u dëbuan, sot kemi më pak në qendër të qytetit nga dhjetë familje”, tha at Dragisha.
Si bombardimi i vitit 1999 ashtu edhe përndijekja e marsit u organizuan, sipas At Dragishës, me qëllim të dëbimit të popullit serb.
“Ata nuk ia dolën, sepse populli e di se vetëm në faltoret tona dhe me lutje mund të qëndrojmë e të mbijetojmë, sepse të gjithë dëshmorët e shenjtë të Kosovës na kanë përfaqësuar para Zotit dhe vetëm kështu kemi mundur të qëndrojmë dhe mbijetojm”, tha at Dragisha.
Ata që i mbijetuan asaj ngjarje tragjike e kujtojnë 17 marsin me frikë në zë. Zoran Simijonoviq tha se serbët që nuk u larguan nga Lipljani po luftojnë për të qëndruar aty.
“Pjesa më e madhe nuk është me ne, po të ishim 4000 veta, tani jemi vetëm pesë për qind. Nuk mund të them as numrin e saktë sepse njerëzit po ikin. Është një situatë e zymtë, ne që kemi mbetur po luftojme sa te mundemi, po mblidhemi ketu ne kishe, ne vitin 2004 u krijuan probleme te medha, pjesa serbe u debua, ushtria finlandeze na la, thjesht u largua dhe lejoi përndijekjen, u vendos nje pjese e mire e Lipjanit në zjarr, mbetën disa familje, pothuajse askush nuk u kthye”, tha Simijonoviq.
Incidente ndodhin edhe sot. Sipas Çedomir Mitroviqit, gjendja e pasigurt i detyron ata që kanë mbetur prapa të mendojnë për t'i lënë vatrat dhe shtëpitë të cilat e kanë ndërtuar tërë jetën.
“Kur kam shkuar në shkollën fillore ka pasur vetëm një shtëpi shqiptare, tani situata është pothuajse e kundërt. Serbët kanë mbetur, kemi mbetur shumë pak, une nuk bej dot pune fizike , po mendoj te shes shtepine , jemi ne presion , gati na thyen dritaren , hyne ne oborr dhe na hodhën tulla , u trembëm, menduam se ishte tërmet. Kur pamë xhamin e kuptuam se për çfarë bëhej fjalë”, tha Mitroviq.
Lipjani ka qenë një zonë urbane serbe me 5000 serbë. Nga viti 1999 deri në vitin 2004, ky numër u reduktua në 3000, kështu që pas Përndijekjes, në qytet mbetën vetëm 300 serbë.
komentet