Shërbimet inteligjente italiane: "Luanët e Ballkanit" të ngarkuar për sulmet nëpër Europë, qendra në Kosovë
Shërbimet inteligjente italiane kanë përpiluar raport sipas të cilit në Ballkan egzistojnë të paktën 20 celula xhihadiste mes të cilave dhe grupi "Luanët e Ballkanit" ku “koka” është në Kosovë, ndërsa celulat në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut, transmeton RTV.
Siç bën të ditur Blic, këto grupe ndryshe identifikohen si "inkubator kërcënimi nëpër Europë" dhe detyra e tyre është të “forcojë nyjet periferike" të organizatës terroriste të Shtetit Islamik (ISIS) nëpër qytetet europiane.
Me këtë nënkuptohet organizimi dhe realizimii i sulmeve terroriste në kontinentin e vjetër, shkruan gazeta beogradase.
Siç thuhet, “koka” e atij grupi është në Kosovë e Metohi, ndërsa celulat dhe anëtarësia ndodhen nëpër Shqipëri dhe në mesin e popullatës shqiptare në Maqedoninë e Veriut.
Vllade Radulloviq nga Qendra për Kërkime Gjeostrategjike dhe Terrorizëm thotë se celulat, si "Luanët e Ballkanit", janë mjaft konspirative dhe shpesh nuk kanë shumë anëtarë-nga pesë deri në tetë persona.
"Shpeshherë këto njësi nuk kanë asnjë komunikim mes njëri-tjetrit, por secila koordinohet vetëm me eprorët. Arsyeja për këtë është se shërbimet e inteligjencës nuk i zbulojnë dhe nuk i pengojnë aktivitetet e tyre", tha Radulloviq.
Sipas këtij të fundit egziston boshti i terroristëve të mundshëm në Ballkanin Perëndimor që tërheq më shumë vëmendje.
"Ky bosht shtrihet prej B&H përmes Sanxhakut që përfshin Rashkën dhe një pjesë të Malit të Zi, drejt Kosovës e Metohisë për të përfunduar në Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri. Sipas të dhënave nga shërbime të vaktuara, vehabistët egzistojnë dhe mes romëve dhe ashkalinjve madje dhe në Beograd, Smederevë, Novi Sad, Krushevac dhe qytete të tjera" ka theksuar Radulloviq për Blic.
Sic thotë ai, islamizmi radikal shfrytëzon bashkësi të vogla e të varfëra për të zhvilluar ideologjinë e vet.
komentet