Shuhen zjarret në fshatrat Banje dhe Bërnjak pranë Zubin Potokut
Burim: Kosovo Online
Zjarret në pyje që shpërthyen dje në fshatrat Banje dhe Bërnjak të Komunës së Zubin Potokut u shuan mëngjesin e sotëm, ndërsa shërbimi zjarrfikës vazhdon të monitorojë situatën në terren.
"Zjarret që përfshinë pyllin dhe shkurret në dy lokacione dje, u vunë nën kontroll mbrëmë, ndërsa mëngjesin e sotëm u shuan plotësisht," tha për Kosovo Onlajn Sasha Bozhoviq komandant i stacionit të zjarrfikësve në Zubin Potok.
Ai shtoi se ekipet në detyrë po e monitorojnë situatën në terren, pasi kushtet e motit, përfshirë temperaturat e larta dhe erën, paraqesin rrezik që zjarri të shpërthejë sërish.
0 komentet