Sinodi i KOS: Të shqetësuar për Ligjin e të huajve dhe për të gjitha sfidat e shpeshta për popullin tonë dhe objektet tona të shenjta në K&M

Sabor SPC 2026
Burim: Srpska pravoslavna crkva

Sinodi i Shenjtë i Ipeshkëve të Kishës Ortodokse Sërbe (SPC) shprehu shqetësimin e vet për zbatimin e Ligjit për të Huajt në Kosovë, si dhe për sfidat gjithnjë e më të shpeshta me të cilat ndeshen besimtarët, si dhe bashkësitë e monahëve dhe objekteve të shenjta.

Në rendin e ditës të seancës së rregullt të këtij viti të organit më të lartë kishtar-hierarkik të Kishës Ortodokse Sërbe, ndodhej dhe raporti rreth situatës në Kosovë.

Asambleja e KOS konfirmon në deklaratë kujdesin dhe përgjegjësinë shpirtërore të përhershme dhe të palëkundur për popullin besimtar, klerin, monakët dhe vendet e shenjta të selisë së lashtë të patriarkëve dhe kryepeshkopëve sërbë, Patriarkanës së Pejës dhe Arqipeshkvisë Rashko-Prizrenase në Kosovë, vend me rëndësi të veçantë shpirtërore e historike për KOS.

"Asambleja po ndjek me shqetësim të veçantë ngjarjet e fundit dhe njoftimin për zbatimin e ligjit të diskutueshëm për të huajt, i cili vë seriozisht në pikëpyetje mbijetesën dhe funksionimin e qetë të institucioneve arsimore dhe shëndetësore me rëndësi thelbësore për jetën e popullit sërb në Kosovë e Metohi, si dhe sfidat gjithnjë e më të shpeshta me të cilat përballen populli ynë besimtar, si dhe objektet e shenjta dhe bashkësitë tona manake të cilat dhe në rrethana të vështira, këmbëngulin në ruajtjen e pranisë së gjallë shpirtërore dhe liturgjike të Kishës në këto vise", thuhet në deklaratë.

Thuhet se është veçanërisht inkurajues fakti që objektet e shenjta të lashta, pavarësisht sprovave të shumta, vazhdojnë të mbledhin numër të madh besimtarësh nga vendi dhe bota, duke dëshmuar se nuk janë vetëm monumente kulturore, por mbi të gjitha qendra të gjalla të jetës fetare, shpirtërore e kishtare.

Asambleja ofron mbështetje të plotë Mitropolitit rashko-orizrenas Theodhosi, klerit, murgjve dhe besimtarëve në përpjekjet e tyre që, pavarësisht presioneve dhe pasigurive të vazhdueshme, të ruajnë praninë e tyre shekullore, identitetin shpirtëror, kulturor e historik, nga vetëdija për nevojën, që para përfaqësuesve vendas dhe ndërkombëtarë, me kontribut më shumë, të vazhdojnë që me frymën e Ungjillit të Krishtit, të dëshmojnë të vërtetën rreth domosdoshmërisë e mbrojtjes së të drejtave njerëzore, fetare e pronësore të KOS dhe të popullit besimtar në Kosovë dhe forcimin e pozitës së tij me qëllim mbijetesën e popullit dhe kulturës dhe qytetërimit unik kristian në bazë të origjinës historike dhe qendrës shpirtërore të popullit sërb. Gjatë seancave kuvendore, u analizuan raportet mbi punën e Sinodit, Gjykatës së Madhe Kishtare dhe peshkopëve, pastaj raportet e peshkopëve përgjegjës për kapelanët ushtarakë në Ushtrinë e Sërbisë dhe Forcave të Armatosura të B&H, si dhe raportet mbi punën e Këshillit Drejtues Patriarkal, Bibliotekës Patriarkale, Muzeut dhe Arkivit të KOS, fondacionit bamirës "Humaniteti", agjencisë donatore "Dobrocinstvo" dhe fondacioneve, institucioneve dhe shërbimeve të tjera të KOS, rreth punës së tyre në vitin e kaluar.

Asambleja shqyrtoi me vëmendje të veçantë raportet rreth punës arqiopastorale të peshkopëve në diasporë, me referencë të veçantë rrethanat në arqipeshkvitë e KOS në SHBA, Australi dhe Ishujt Britanikë.

Gjithashtu, Asambleja analizoi gjendjen dhe problemet e arsimit kishtar dhe dëgjoi raportet mbi punën e të gjitha institucioneve arsimore të Kishës.

Gjatë seancës, u vazhduan aktivitetet e vitit të kaluar në fushën e reformës së planit në seminaret ortodokse sërbe dhe, për këtë qëllim, u miratua Dekreti i ri mbi seminaret dhe u miratuan programe të reja për arsimin katërvjeçar kishtar.

U dëgjua dhe raporti rreth aktiviteteve për përmirësimin e proçesit mësimor dhe ngritjen në rangun e fakultetit të Shkollës së Lartë-Akademisë së Arteve dhe Konservimit të KOS, e cila në të ardhmen do të operojë si Fakulteti "Despot Stefan Llazareviq".

Vëmendje të veçantë në Asamble, I’u dhurua temës së themelimit të universitetit ortodoks sërb “Shënjt Sava”.

"Universitetet kishtare dhe institucionet e arsimit të lartë të themeluara ose të mbështetura nga kishat e krishtera nuk janë asgjë e re në hapësirën arsimore europiane e botërore. Përkundrazi, përfaqësojnë një nga format e saj më të vjetra dhe më domethënëse. Shumë nga universitetet më prestigjioze në Europë u krijuan pikërisht nën kujdesin e Kishës ose me mbështetjen e saj të menjëhershme. Shënjt Sava themeloi shkollë manastirore në Studenicë si arqimandrit dhe si kryepeshkop shkollën katedrale në Zhica. Predikimet e tij, Studenica dhe Zhica, përfaqësojnë programe të veçanta të arsimit të Shënjt Savës me qëllime të përcaktuara qartë shpirtërore, arsimore dhe edukative. Asambleja deklaroi se ideja e themelimit të universitetit kishtar, është shprehje përgjegjësie dhe shqetësimi për të gjithë ata që duan të fitojnë arsimin e tyre nën kujdesin e Kishës, veçanërisht për shkak të faktit se arsimi dhe ndriçimi, ndriçimi dhe studimi nuk interpretohen kryesisht si proces i fitimit të njohurive të caktuara, por, mbi të gjitha, si zhvillim i virtytit dhe rrugë drejt njohjes së Zotit", thuhet në njoftimin e KOS. Në seancë u analizua në detaje situata në Arqipeshkvinë e Zhicës, operacionet e saj materiale dhe financiare dhe çështja e përgjegjësisë së peshkopit kompetent dhe me qëllim vendosjen e rendit të rregullt kishtar e ligjor në të. Asambleja mori vendim për shkarkimin e Mitropolitit Justin nga drejtimi i mëtejshëm në Arqipeshkvinë e Zhicës.

Kujtohet se seanca e këtij viti e Asamblesë së KOS, u pasurua edhe me çeljen ceremoniale të ekspozitës "Shënjt Sava", me rastin e festimit të jubileut, 850 vjet nga lindja e Rastko Nemanjiq, edukatori dhe kryepeshkopi i parë sërb në Galerinë SANU të organizuar nga Muzeu i Kishës Ortodokse Sërbe.

Gjatë seancës, Asambleja përcolli urime dhe përshëndetje Patriarkut-Katolik të sapozgjedhur të Gjeorgjisë, Shi (Simeon), në paraqitjen e parë zyrtare liturgjike të të cilit në thirrjen e re, në Katedralen e Trinisë së Shenjtë në Tbilisi, u deleguan edhe përfaqësues të KOS, Peshkopët Stefan nga Remezia dhe Nikon nga Jenopol.

Përveç shumëllojshmërisë së temave që kryepeshkopët trajtuan në Asamble, vëmendje të veçantë i kushtuan dhe marrëdhënieve me kishat e tjera ortodokse simotra. U shqyrtuan mes të tjerash, pasojat e aktiviteteve jo-kanonike të grupeve të ndryshme fetare në territorin kanonik të KOS, si dhe raportet e KOS me kishat dhe bashkësitë fetare jo-ortodokse, si përreth, ashtu dhe në botë.

Asambleja, shtohet në të, diskutoi dhe pasojat shpirtërore e gjeopolitike të konflikteve të luftës dhe krizave në mbarë botën.

"Me këtë rast, u shqyrtua tema aktuale e vuajtjeve të Kishës Ortodokse Ukrainase nga ana e autoritetet aktuale në Kiev, konfiskimi i pronës, tempujve dhe manastireve të saj, persekutimi i kryepeshkopëve, priftërinjve dhe murgjve të kësaj kishe të vetme kanonike në Ukrainë, të privuar nga të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, të garantuara nga konventat ndërkombëtare. Asambleja prej kësaj sërish ngre zërin e vet në mbrojtje të vëllezërve ortodoksë të privuar nga të drejtat dhe të persekutuar, duke u bërë thirrje të gjitha institucioneve ndërkombëtare përkatëse të mos mbyllin sytë ndaj kësaj padrejtësie të madhe", thuhet në njoftim.

Gjatë Asamblesë u mbajt seanca e Organit Qëndror për Përfundimin e Tempullit Memorial të Shënjt Savës në Vraçar, gjatë së cilës u pranua raporti i atij organi mbi të gjitha punët e kryera deri më tani me kontributet e njerëzve të devotshëm dhe me ndihmën e Shtetit të Sërbisë, si dhe mbi punët e mbetura në Tempull.

Në Sinod, mandati i mitropolitit zvorniko-tuzlas Foti dhe mitropolitit rashko-prizrenas Theodhosi, ka mbaruar, ku do të jenë anëtarë zëvendës të këtij organi në periudhën e ardhshme njëvjeçare. Si anëtarë të Sinodit ë mandatin e mbetur një vjeçar, ngelen mitropoliti Irinej i Baçkës dhe mitropoliti Metodije i Budamljes-Nikshiqit, ndërsa mitropoliti Jovan i Shumadisë dhe Mitropoliti Hilarion i Timoçkës u zgjodhën anëtarë të rinj për mandatin e ardhshëm dyvjeçar. Sesioni i rregullt i këtij viti i Asamblesë së Kishës Ortodokse Sërbe, nisi me liturgjinë e shenjtë dhe "thirrjen e Shpirtit të Shenjtë" në Kishën e Shënjt Savës në Vraçar të mërkurën e 13 majit, nën kryesimin e patriarkut sërb Porfiri dhe bashkëbesimin dhe praninë lutëse të 24 kryepeshkopëve të tjerë të KOS nga atdheu dhe jashtë vendit.