Zyra për K&M reagon për bastisjen e kishës në Gushtericën e Epërme: Vazhdon vala e frikësimit ndaj popullit sërb

Kancelarija za KIM baner
Burim: Kancelarija za KIM

Në Gushtericën e Epërme mesnatën mes të premtes dhe të shtunës, është bastisur Kisha e Shënjt së Dielës çka vazhdon me valën e frikësimit të popullit sërb në pjesën qëndrore të Kosovës dhe fakti që po flasim për incidentin e katërt brenda vetëm pak ditëve, konfirmon se as ky sulm në objektin kishtar nuk ishte rastësor as aksidental, bëhet e ditur në njoftimin e Zyrës për K&M.

Sikurse theksohet më tej në njoftim, "kur hajdutët me maskë vendosin të bastisin kishën për të kryer vjedhje e cila është nën video-mbikëqyrje, është e qartë se nuk është vetëm krim nga interesi vetjak, por qëllim dhe krijimin e trazirave tek sërbët vendorë".

“Me krijimin konstant të atmosferës së pasigurt, ekstremistët shumë herë sipas skenarit, dëshirojnë që të dëbojnë sërbët. Me të njëjtin motiv, jemi të bindur se ditët e fundit u bërën dhe në kishën e Dobrotinës ku u shkruan UÇK në kopsht në të njëjtin vend dhe u përdhos varri i Ivica Talliqit në Skulanevë. Justifikim për të tilla akte nuk mund të ketë dhe duke mos dashur të spekulojmë rreth asaj nëse incidentet e lartpërmendura ishin të urdhëruara apo vepër e individëve të vetëorganizuar, kërkojmë nga përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare në terren të reagojnë që kjo seri shqetësuese mesa duket e motivuar etnikisht, t’i jepet fund", shkruhet në njoftimin e Zyrës për K&M.

Kjo e fundit rreth incidenteve të fundit tek të cilat njohim dorëshkrimin politik, do të informojë publikun ndërkombëtar me shpresën se këto diversifikime nuk do të trajtohen si diçka e zakonshme dhe normale, sepse diçka e tillë nuk është normale askund në Europë dhe nuk duhet të tolerohet as në Kosovë, konkludohet në fund të njoftimit.

Dy persona të panjohur me maska në kokë shkuan në Kishën e Shënjt të Dielës në Gushtericën e Epërme dhe morën të holla, konfirmoi për Kosovo Onlajn prifti Vlladan Vukomanoviq.

"Autorë të panjohur erdhën në Gushtericën e Epërme në kishën e Shënjt së Dielës thyen derën e hyrjes me objekt të fortë, bëhet fjalë pak a shumë për levë. Hyrën në kishë dhe thyen tryezën ku shiten qirinj dhe sende të tjera të kishës dhe morën disa monedha të vogla metalike nga ajo tryezë, afërsisht 70 euro. Më pas zhvendosën gjithçka në altar, ku mbajmë enët dhe veshjet e shenjta", tha prifti Vukomanoviq, duke kujtuar se vetëm një ditë më parë u bastis kisha në Dobrotin.