Sofronijeviq: Shoferët tanë nuk janë as kriminelë e as turistë-ndihmojini që të punojnë normalisht

Aleksandra Sofronijević
Burim: Ministarstvo građevinarstva, saobraćaja i infrastrukture

Ministrja e ndërtimit, transportit dhe infrastrukturës së Sërbisë Aleksandra Sofronijeviq është takuar sot në vendkalimin kufitar të Batrovcit me shoferët e transportit, të cilët prej ditës së djeshme kanë bllokuar terminalin e ngarkesave si pasojë e sistemit të ri EES të evidencës hyrje-dalje, për t’u ofruar atyre mbështetje personale, por dhe mbështetje të shtetit. Sofronijeviq ka theksuar se shoferët profesionistë nuk janë as kriminelë, as turistë dhe as emigrantë dhe duhet t’u mundësohet kryerja normale e aktiviteteteve të tyre.

“Erdha në pikën kufitare të Batrovcit për të shprehur mbështetjen time të qartë dhe jo vetëm timen por që të dinë që mbarë shteti qëndron pas transportuesve të tyre” ka thënë Sofronijeviq në videoregjistrimin e publikuar në Instagram.

Ajo ka theksuar se problemi nuk është i ri, por daton qysh prej vitit 2014, por tani eskaloi dhe kjo në mënyrën që shoferët vendas profesionistë kapen, arrestohen dhe deportohen nga vendet e Shengenit.

“Për këtë arsye kur problemi nisi të bëhej gjithnjë e më shumë serioz, Qeveria e Sërbisë në qershorin e vitit të kaluar i përcolli letër presidentes së Komisionit Europian Ursula fon der Lajenit, ku i’a përsëritëm dhe këto ditë. Gjithashtu është mbajtur dhe takim me ambasadorin e Unionit Europian në Sërbi Andreas fon Bekerat ku i’u dorrëzua non-pejper në të cilën propozohen disa masa afatshkurtëra por sigurisht dhe ato afatgjata” tha ministarja.

Kjo e fundit shprehu pritshmërinë se Komisioni Europian dhe sipas informacioneve nga Brukseli, deri në fund të javës do të zhvillojë takim në të cilën do të shqyrtohet edhe kjo çështje.

Shpresohet, tha ajo, se do të sjellë ndonjë rezultat.

“Shteti nuk tërhiqet nga kjo çështje. Sërbia kësaj here nuk është vetëm, pasi edhe tre vende të tjera ballkanike-Mali i Zi, B&H dhe Maqedonia e Veriut gjithashtu kanë të njëjtin problem. Odat tona ekonomike janë bërë bashkë dhe të gjithë kemi vetëm një qëllim, që shoferët tanë profesionistë të cilët nuk janë as kriminelë, as turistë e as emigrantë, t’u mundësohet kryerja normale e aktiviteteve të tyre”, ka thënë Sofronijeviq.

Transportuesit nga Sërbia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Bosnjë-Hercegovina nga mbasditja e djeshme kanë bllokuar terminalet e ngarkesave në shenjë proteste për zbatimin e sistemit të ri europian të evidencave hyrje-dalje (EES), ku krijon probleme të mëdha.

Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë më herët sot se transportuesit luftojnë veçse për të drejtat e tyre dhe tha se tashmë u është lutur autoriteteve në Bashkimin Europian që t'i marrin parasysh kërkesat e tyre.

Përfaqësues të transportuesve nga Sërbia dhe rajoni dhe para disa ditësh në analizën për Kosovo Onlajn, paralajmëruan se zbatimi i EES mund të rrezikojë seriozisht Ballkanin Perëndimor pra në praktikë atyre u mbyllet dera e Shengenit.

Kryetari i Odës Ekonomike të Sërbisë Marko Çadezh ka thënë se dëmi për ekonominë e Ballkanit Perëndimor për çdo ditë shkon në 100 milionë euro.